Në kohën kur temperaturat kanë arritur kulmin, në këto ditë vere kanë shpërthyer me dhjetëra zjarre nëpër të gjithë Kosovën.
Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e pasdites në kodrën e Goleshit pranë Aeroportit të Prishtinës i cili për nga pamja ngjason si një vullkan.
Në fotografitë e dërguara nga lexuesit e KosovaNews tymi duket shumë afër majës së kodrës së Goleshit ku aty janë të vendosura antena dhe pajisje të tjera telekomonukimit të institucioneve shtetërore gjë që mund të rrezikoj funksionimin e tyre.




