KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila e bindur se ura e Ibrit do të hapet:  Duhet të bëhet për lidhjen e njerëzve
Politikë

Kusari-Lila e bindur se ura e Ibrit do të hapet:  Duhet të bëhet për lidhjen e njerëzve

Kosova News
Kosova News 19:00 -11/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërkohë që po kryhen testimet e fundit për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë për qarkullimin e automjeteve, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, shprehu qëndrimin e saj për hapjen e urës.

“Aktualisht nuk po mundet të definohet nga askush, në fakt nga kritikët apo ata që thonë se ura nuk duhet të hapet, se mbi cilin parim një urë që duhet të lidhë njerëzit dhe që gjendet në pjesën më jugore të Veriut të Kosovës, nuk bën të hapet për transportin e automjeteve, përderisa automjetet me tabelat e Republikës së Kosovës, prej cilitdo cep të vendit, shkojnë deri në kufirin më verior të vendit,” deklaroi Kusari-Lila.

Ndër të tjera Kusari-Lila tha se urat shërbejnë për lidhjen e njerëzve me njëri-tjetrin dhe është e bindur që do të hapet.

“Unë jam e bindur se ura do hapet, sepse duhen hapur për lidhjen e njerëzve, jo për ndarjen. Më shumë sesa të diskutojmë në rrafshin politik, të diskutojmë në rrafshin njerëzor dhe simbolik. Ura ka penguar dhe parandaluar në njëfarë forme integrimin e mirëfilltë të katër komunave në veri. Kur ka aq shumë aktivitete në këto katër komuna, të kesh një urë që lidh Mitrovicën e Jugut dhe të Veriut të mbyllur është paradoksale,” shprehet shefja e Grupit të Vetëvendosjes për RTSH.

Kjo urë që e ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut me shumicë serbe, ishte bllokuar për herë të parë pas luftës në vitin 1999.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës thotë se kurdo që të merret vendimi për hapjen e Urës së Ibrit do të marrin masat e nevojshme, derisa potencojnë bashkëpunimin me KFOR-in dhe EULEX-in.

Gjithashtu lexoni:

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Kosova News 11/08/2024 11/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?