KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Projektligji irakian që ua lejon martesën 9-vjeçareve, “legalizon përdhunimin e fëmijëve”
Botë

Projektligji irakian që ua lejon martesën 9-vjeçareve, “legalizon përdhunimin e fëmijëve”

Kosova News
Kosova News 14:37 -10/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një projektligj në Irak që do të lejonte martesën e vajzave nëntë vjeç, ka provokuar protesta në të gjithë vendin, me aktivistë të të drejtave të grave që thonë se ai do të “legalizonte përdhunimin e fëmijëve”.

Grupet fetare shiite që dominojnë sistemin politik në Irak kanë çuar drejt shtypjes së të drejtave të grave për më shumë se një dekadë.

Ndryshe nga Arabia Saudite, Iraku nuk ka një sistem të tillë që u kërkon grave të kenë lejen e një burri për të marrë vendime kyçe në jetë, siç është martesa.

Megjithatë, propozimi i ri, i cili kaloi në lexim të parë në Parlament, do t’u jepte autoriteteve fetare fuqinë të vendosin për çështjet familjare, përfshirë martesën, shkurorëzimin dhe kujdesin për fëmijë.

“Kjo është katastrofë për gratë”, ka thënë Raya Faiq, koordinatore e koalicionit të grupeve që kundërshtojnë ndryshimin e ligjit. Ky grup përfshin disa deputetë irakianë.

“Bashkëshorti dhe familja ime kundërshtojnë martesën e fëmijëve. Por, imagjino vajza ime të martohet dhe bashkëshorti i saj ta martojë mbesën time si fëmijë. Ligji i ri do t’ia lejonte atij këtë. Nuk do të më lejohej të kundërshtoj. Ky ligj e legalizon përdhunimin e fëmijëve”.

Gjatë protestave këtë javë në Bagdad dhe qytete të tjera, mbështetësit e ligjit u konfrontuan me kundërshtuesit dhe i akuzuan për “ndjekje të agjendave perëndimore”.

Edhe pse Iraku i ka bërë të jashtëligjshme martesat nën moshën 18 vjeç që nga viti 1950, një statistikë nga agjencia për fëmijët e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, gjeti se 28% e vajzave në Irak ishin martuar para se të mbushnin 18 vjeç.

Një bllok prej 25 grash deputete në parlament janë përpjekur ta ndalojnë projektligjin që të vendoset për lexim të dytë, por kanë thënë se përballen me kundërshtim të fuqishëm.

Protestuesit thonë se kanë frikë se fëmijët e tyre do të përballen me një të ardhme edhe më të ashpër se e tyrja nëse hyjnë në fuqi ndryshimet në ligj.

“Kam një vajzë, nuk dua që ajo të detyrohet si unë që të martohet si fëmijë”, ka thënë Azhar Jassim, të cilës iu deshtë ta linte shkollën për t’u martuar në moshën 16-vjeçare.  

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 10/08/2024 10/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje
13:45 -22/07/2026
Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
13:00 -22/07/2026
Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes
12:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?