KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vitin e ardhshëm vendoset nëse boksi do të jetë në Lojëra Olimpike
Sport

Vitin e ardhshëm vendoset nëse boksi do të jetë në Lojëra Olimpike

Kosova News
Kosova News 18:06 -09/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendimi për përfshirjen apo jo të boksit në Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028” do të merret gjatë vitit 2025. Kështu ka thënë të premten presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC),  Thomas Bach.

Gara e boksit në Lojërat e Parisit po organizohet nga IOC-ja, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vitin e kaluar tërhoqi njohjen e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit (IBA), për “dështimin e saj për të zbatuar reformat  në qeverisje dhe financa”.

IOC-ja nuk e  ka  përfshirë ende sportin e boksit në programin  për LA 2028 dhe u ka kërkuar federatave nacionale të boksit të krijojnë një organ të ri botëror ose në të kundërtën rrezikojnë të mbesin jashtë Lojërave Olimpike pas katër vjetësh.

“Gjatë vitit  të ardhshëm, sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, ne nuk mund të presim më shumë se fundi i vitit të ardhshëm”, ka thënë Bach të premten në konferencë për shtyp, kur u pyet se kur IOC-ja do të vendoste për përfshirjen ose jo të boksit në Lojërat e ardhshme Olimpike.

IOC-ja ka vendosur të mos organizojë vetë garat e boksit në Olimpiadën e ardhshme. Garat olimpike në secilin sport organizohen nga federata ndërkombëtare e sportit përkatës.

Një organizatë e re e quajtur “World Boxing”, u formua në vitin 2023 dhe aktualisht ka 37 anëtarë. Dukshëm më tepër ka IBA, që nuk njihet nga IOC-ja.

IOC-ja e pezulloi IBA-n në vitin 2019 për shkak të qeverisjes, financave, referimit dhe çështjeve etike. Nuk e përfshiu organizatën, ku ndikimi rus është shumë i madh, në drejtimin e ngjarjeve të boksit në “Tokio 2020”, përpara se t’ia hiqte njohjen në vitin 2023.

IOC-ja dhe IBA-ja ishin në mosmarrëveshje prej ditës së parë të Lojërave të Parisit lidhur me pjesëmarrjen e boksiereve Imane Khelif nga Algjeria dhe Lin Yu-ting nga Tajvani.

IBA-ja i përjashtoi ato vjet në mes të Kampionatit Botëror, pas një testi për kromozome. IBA-ja ka përmendur papërshtatshmërinë gjinore, por IOC-ja i ka lejuar të dy boksieret që të garojnë duke insistuar se ato kanë të drejtë.

Është bërë shumë bujë lidhur me pjesëmarrjen e dy boksiereve, ndërsa disa kanë pretenduar se boksieret e tjera po përballen me burra.  Kjo tashmë është kaluar, ndërsa dy boksieret tashmë kanë siguruar medaljet olimpike.

Gjithashtu lexoni:

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Kosova News 09/08/2024 09/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?