KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet një muaj paraburgim për 18-vjeçarin që goditi për vdekje këmbësoren në Ferizaj
Siguri

Kërkohet një muaj paraburgim për 18-vjeçarin që goditi për vdekje këmbësoren në Ferizaj

Kosova News
Kosova News 17:38 -08/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit R.M., për shkak të aksidentit me fatalitet që dyshohet se e ka shkaktuar një ditë më parë në rrugën “Driton Islami” të kësaj komune.

Masën e paraburgimit prokuroria e ka kërkuar për shkak të dyshimit se ai ka kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës për personin e lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 07.08.2024, rreth orës 17:00, në rrugën ‘Driton Islami’ në Ferizaj, duke drejtuar automjetin e tipit ‘Opel Corsa’, në drejtim të rrugës magjistrale, i cili duke lëvizur ne shiritin e djathtë të drejtimit lëvizës dhe kur arrin në afërsi të hyrjes për në lagjen ‘Iliria’ i njëjti nga pakujdesia shkel ligjin për trafikun publik, duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe rrethanave në rrugë në vendbanim, në mënyrë që të ndalet me kohë para çdo pengese që mund të paraqitet, për pasojë derisa e ndjera Z.T.,- shtetase e Shqipërisë, ka qenë duke lëvizur – trupuar rrugën në vendkalimin për këmbësor nga hyrja e lagjes ‘Iliria’ për në anën tjetër të rrugës, me pjesën e përparme të anës së djathtë është goditur nga automjeti, si rezultat i së cilës fillimisht e ndjera dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe nga aty dërgohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) – Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë, me të cilën do të kryente veprën penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’”, thuhet në njoftim. 

Po ashtu, thuhet se për të pandehurin ekziston dyshimi se nuk i ka ofruar ndihmë personit të lënduar- tashmë të ndjerës Z.T., duke ikur nga vendi i ngjarjes dhe duke e lënë të ndjerën pa i ofruar ndihmë si dhe nuk ka njoftuar numrat e emergjencës qe janë policia dhe ndihma e parë- ambulanca dhe për pasojë personi – tani i ndjerë – fillimisht ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pastaj pas rreth dy ore ka ndërruar jetë në QKUK, me të cilën do të kryente veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, nga e mërkura gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh.

Gjithashtu lexoni:

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Kosova News 08/08/2024 08/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?