KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kroaci, shtëpitë e vjetra shiten me çmim të ulët për të tërhequr banorë të rinj
Botë

Kroaci, shtëpitë e vjetra shiten me çmim të ulët për të tërhequr banorë të rinj

Kosova News
Kosova News 20:28 -06/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Keni ëndërruar ndonjëherë të keni një shtëpi në gadishullin e Istrias? Një qytezë historike në Kroaci shpreson të tërheqë banorë të rinj duke shitur objekte të vjetëruara në pronësi të qytetit, në qendrën e tij mesjetare. Blerësit mund ta shtyjnë pagesën deri në dy vite, nëse angazhohen për t’u zhvendosur në këtë qytet dhe për ta rinovuar banesën. Kostot e punimeve do t’u zbriten nga çmimi i blerjes së objektit.

Qyteza historike kroate Vodnjan gjendet në gadishullin e Istrias. Dikur kishte rreth 10 mijë banorë, tashmë kanë mbetur më pak se 6 mijë.

Deri në Luftën e Dytë Botërore, zona ishte pjesë e Italisë dhe banohej kryesisht nga italianë. Por pas luftës, qyteza që quhej në atë kohë Dignano, u bë pjesë e ish-Jugosllavisë komuniste dhe vuajti pasojat e shpopullimit. Numri i banorëve vazhdoi të bjerë edhe pasi Kroacia fitoi pavarësinë në vitin 1991 dhe në vitet e fundit popullsia po tkurrej me 5% në vit. Rrugët janë tashmë të zbrazëta dhe objektet e banimit dhe ato tregtare qëndrojnë bosh.

Këshilli bashkiak vendosi të tërheqë banorë dhe biznese të reja. Duke ndjekur shembullin e qyteteve të tjera evropiane, në Vodnjan po shiten tashmë me çmim të ulët objektet në pronësi publike që janë lënë pas dore. Blerësve u lejohet të mos paguajnë asgjë për dy vite, ndërsa angazhohen të zhvendosen aty dhe të rinovojnë pronën e blerë. Madje qyteti do t’ua zbresë kostot e punimeve nga çmimi i blerjes së pronës, që në shumë raste mund të rezultojë pothuajse falas. Për 14 godinat e para të nxjerra në ankand, u paraqitën menjëherë 140 aplikime.

“E gjithë ideja është të nxisim rritjen e qytetit. Nga 100 mijë banorë që ka patur dikur, tashmë kemi 5850. Pra megjithëse kishte më pak godina rreth 70 vite më parë, numri i njerëzve ishte atëherë dyfishi i popullsisë së tanishme”, thotë Edi Pastrovicchio, kryebashkiak i Vodnjanit.

Ai thotë se qyteti mund të ofrojë shumë më tepër se thjesht prona me çmime të ulëta.

“Ka mundësi këtu, ka turizëm. Shumë njerëz vendosin të qëndrojnë dhe të punojnë këtu. Kemi të rinj që kanë bizneset e tyre të vogla, shumë prej të cilave lidhen me turizmin. Kemi edhe sektorin bujqësor, në veçanti kultivimin e ullinjve. Ka potencial për më shumë në një zonë të re biznesi që nuk është çelur ende. Pra, ka mundësi për rritje”, thotë zoti Pastrovicchio.

Qyteti Vodnja ka gjithashtu edhe një ritëm të qetë, thonë banorët.

“Është mirë të jetosh në Vodnja. Më pëlqen ritmi i qetë i jetës dhe nuk më kanë tërhequr ndonjëherë qytetet e mëdha, me gjithë zhurmën dhe kaosin e tyre. Vodnja ofron një mënyrë të këndshme jetese, me një ritëm të qetë dhe të thjeshtë”, thotë banori Marino Morozin.

Qyteti ka një panoramë tërheqëse rurale dhe gjendet rreth 10 kilometra larg portit Pula dhe 5 kilometra larg bregdetit. Matija Debeljuh është artist dhe ka në pronësi një galeri. Ai thotë se skema e propozuar nuk mjafton.

“Ideja e qytetit për të ofruar godinat që ka në pronësi është një hap drejt krijimit të një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë. Disavantazhi më i madh është se duhet të shkosh në Pula për çdo gjë. Qyteti duhet të bëjë më shumë për t’i përfshirë të rinjtë, gjatë gjithë vitit, për familjet e reja, për fëmijët. Në mënyrë që njerëzit që vendosin të qëndrojnë në Vodnjan, pasi të kenë zgjidhur çështjen e strehimit, të kenë disa aktivitete që mund të ndjekin”, thotë zoti Debeljuh.

Për momentin, qyteti Vodnjan shpreson se skema e re për pronat do të shërbejë si një fillim i ri dhe do t’i rikthejë qytetit energjinë e dikurshme. /VOA

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 06/08/2024 06/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?