KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministria jep detaje nga takimi Kurti-Mickoski në Shkup
Politikë

Kryeministria jep detaje nga takimi Kurti-Mickoski në Shkup

Kosova News
Kosova News 18:43 -05/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Shkup, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në vizitën e parë të punës dhe takimin e parë bilateral mes tyre.

Vizita e punës fillimisht nisi me një takim tête-à-tête për të vazhduar pastaj me takimin bilateral ndërmjet dy delegacioneve. Delegacioni i Republikës së Kosovës përbëhej dhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja.

Së bashku diskutuan rreth marrëdhënieve, bashkëpunimit dhe çështjet bilaterale, nga ato tregtare dhe ekonomike, sundimit të ligjit, e projektet infrastrukturore, me theks te rruga Prizren-Tetovë, deri te incidenti me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani Sadriu në aeroportin e Shkupit. Për këtë të fundit, delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës shprehu shqetësimin e institucioneve të vendit dhe nevojën për hetim të plotë për të zbardhur të vërtetën në plotni dhe hollësi dhe për t’u siguruar që situata të tilla nuk përsëriten më.

Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut kanë raporte të mira dypalëshe, të bazuara në vlera të përbashkëta dhe orientim të qartë transatlantik dhe në rrugëtim të përbashkët drejt Bashkimit Evropian. Dy delegacionet diskutuan rreth mundësive për të thelluar raportet e deritanishme si në rrafshin ndërshtetëror, përmes një mbledhjeje të radhës të dy qeverive, ashtu edhe në atë të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Si vend anëtar i NATO-s, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin e Maqedonisë së Veriut, në ruajtjen e paqes dhe sigurisë përmes kontingjentit ushtarak në kuadër të KFOR-it.

Kryeministri Kurti falënderoi homologun e tij për pritjen dhe përkushtimin për të avancuar raportet bilaterale dhe për të kontribuar në bashkëpunim edhe më të madh rajonal.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, krahas kryeministrit Mickoski, përbëhej nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Ambientit, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timco Mucunski, ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ministri i Drejtësisë, Igor Filkov dhe zëvendësministrja e Sportit, Safije Sadiku Shaini.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 05/08/2024 05/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?