KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presioni ndërkombëtar, rruga e vetme për dorëzimin e Radojiçiqit në Kosovë
Siguri

Presioni ndërkombëtar, rruga e vetme për dorëzimin e Radojiçiqit në Kosovë

Kosova News
Kosova News 23:18 -04/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë po shihet si e vetmja rrugë për të mundësuar dorëzimin në Kosovë të terroristit Milan Radoiçiq. Kjo pasi zyrtarë të lartë serbë vazhdojnë të mohojnë mundësinë që atë t’ia dorëzojnë institucioneve kosovare për të dhënë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë. Çdo ditë që ai e kalon në liri, vlerësohet e rrezikshme për sovranitetin e Kosovës.

Ekstradimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë e quajti të pamundur zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Dorëzimi i kryeterroristit serb pas sulmit në Banjskë, i cili është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania, kërkohet me ngulm nga institucionet kosovare.

Por, mundësia e vetme që kjo të ndodhë, sipas anëtarit të Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli thotë se është presioni nga Amerika dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë mbi Serbinë.

“Të them të drejtën kjo nuk ndodh pa një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare, të ketë lëvizje në këtë drejtim. Ai është i lirë atje në Serbi dhe vazhdon me aktivitete të përditshme, stërvit dhe nuk ka ndonjë lëvizje sa i përket ekstradimit”, tha Dugolli, për RTV Dukagjini.

Por, pse Serbia nuk po pranon ta dorëzojë Radoiçiqin?

“Vuçiq e Daçiq nuk e dorëzojnë Radoiçiqin, pasi i bie sikurse ta dorëzojnë vetveten, pasi ata qëndrojnë pas Radoiçiqit”, tha Dugolli.

Kurse njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, thotë se lënia e Radoiçiqit në liri nënkupton automatikisht rrezik për shtetin e Kosovës.

“Pa dyshim që do të nxitet me deklarata të tilla të Beogradit zyrtar që të marrë ndonjë cenim të mundshëm të territorit të Kosovës”, tha Shala.

E, krejt çka Serbia mund të bëjë, sipas Shalës, është arrestimi i Radoiçiqit nga prokuroria serbe dhe mbajtja e tij disa ditë prapa grilave sa për t’u arsyetuar tek ndërkombëtarët.

“Sipas asaj që mund të vërehet dhe narrativës qeveria e Serbisë do të argumentojë që pushtetet janë të ndara dhe do të nxisë prokurorinë të bëjë një ftesë sa për të arsyetuar veprimet hetimore, dhe te dal mirë para faktorit ndërkombëtar”, tha Shala.

Radoiçiq udhëhoqi grupin e tij terrorist gjatë sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri policor i Kosovës, Afrim Bunjaku. 

Gjithashtu lexoni:

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Kosova News 04/08/2024 04/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?