Sot në Prishtinë është realizuar një operacion i madh. Sipas disa mediave, një person i kërkuar është arrestuar në lagjen Emshir.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, njoftoi se rezultatet e operacionit do të bëhen të ditura më vonë, por konfirmoi se operacioni është kryer nga njësia FAST-ILECU me mbështetje nga njësitë speciale.
“Ju konfirmoj se sot në pasditë, Policia e Kosovës, përkatësisht njësia FAST-ILECU, ka kryer një operacion në mbështetje të njësive speciale,” deklaroi Hoxha.
Disa media raportuan se personi i arrestuar është shtetasi shqiptar Arben Lamçe. Lamçe është i kërkuar nga autoritetet shqiptare, konkretisht nga Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK.


