KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 15 raste të kafshimit nga gjarpri të raportuara për dy muaj, QKMF-të pa doza të serumit
Shëndetësi

15 raste të kafshimit nga gjarpri të raportuara për dy muaj, QKMF-të pa doza të serumit

Kosova News
Kosova News 10:11 -04/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me ngritjen e temperaturave është rritur edhe numri i personave të kafshuar nga gjarpërinjtë në Kosovë. Gjatë dy muajve të fundit, 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Disa prej këtyre rasteve janë hospitalizuar, e disa të tjerë janë trajtuar me serumin kundërhelm.

Ndërkaq, në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Deçan dhe Gjilan thonë se nuk kanë asnjë dozë të serumit kundërhelm në rastet e kafshimit nga gjarpri, për çka potencojnë se në raste të tilla pacientët i dërgojnë për trajtim në spitalet regjionale, për shkak të ndjeshmërisë së terapisë.  Ata thonë se gjatë këtyre muajve nuk është lajmëruar asnjë rast me kafshim të gjarprit.
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj thotë për KosovaPress, se nga 15 rastet paraqitura, 6 prej tyre kanë pasur indikacione për t’u hospitalizuar dhe 9 të tjerëve iu është dhënë vetëm serumi antihelm në kushte ambulantore.  Vishaj potencoi se kanë terapi të mjaftueshme për trajtimin e rasteve të tilla.

Kryeshefi i QKMF-së në Prishtinë, Valdet Hashani thotë për KosovaPress se nuk posedojnë doza të këtij serumi, për çka shton se për shkak të komplikimeve të mundshme, terapia për kafshimin nga gjarpri jepet në spitalet regjionale dhe ato terciare. Ai thotë se në QMF-të e Prishtinës nuk është regjistruar asnjë rast.

Po ashtu, edhe specialisti në QKMF-në në Deçan, Xhavit Rabushkaj thotë se as gjatë vitit të kaluar e as gjatë këtyre muajve të këtij viti, nuk kanë konfirmuar ndonjë rast me pickim nga gjarpri. Rabushkaj tregon se nuk janë të furnizuar me serumin specifik, edhe pse sipas tij kërkesa është bërë.
Edhe drejtori i QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi thotë se nuk kanë antihelm, derisa shton se nuk kanë pranuar asnjë pacient me kafshim nga gjarpri. Derisa nga qendra e vaksinimit në këtë komunë, tregojnë se posedojnë dy-tri doza të këtij serumit.
Ndërsa drejtori QKMF-së në Skenderaj, Bashkim Nura thotë se posedojnë një serum në rast nevoje.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në një përgjigje me email për KosovaPress ka bërë të ditur se posedojnë sasi të mjaftueshme të serumit në rastet e kafshimit të gjarpërinjve. Sipas IKSHPK-së çdo QKMF që ka bërë kërkesë është furnizuar me serume.
“Në IKSHPK ka serume të mjaftueshme, të cilat përdoren në rastet e kafshimit të gjarpërinjve. Barnatorja qendrore e SHSKUK-së/QKUK është e furnizuar me serume, si dhe çdo QKMF që ka bërë kërkesë për furnizime me serume, është e furnizuar. IKSHPK ka sasi të mjaftueshme të serumeve për të mbuluar vitin 2024 si dhe ka bërë kërkesë për të mbuluar edhe nevojat për vitin 2025”, thekson  IKSHPK.

Para pak ditësh, IKSHPK-ja ka treguar simptomat pas kafshimit të gjarprit dhe jep rekomandime se si duhet të veprohet. Ky institut ka bërë të ditur se në Kosovë jetojnë katër lloje të gjarpërinjve, e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka)./KSP

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Mbi 4 mijë lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së brenda pesë muajve e gjysmë

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Kosova News 04/08/2024 04/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?