KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden: Vrasja e liderit të Hamasit `nuk i ndihmon` bisedimet për armëpushim
Botë

Biden: Vrasja e liderit të Hamasit `nuk i ndihmon` bisedimet për armëpushim

Kosova News
Kosova News 16:17 -02/08/2024
Shpërndaje
U.S. President Joe Biden speaks as he attends the DNC 2023 Winter Meeting in Philadelphia, Pennsylvania, U.S., February 3, 2023. REUTERS/Elizabeth Frantz
Shpërndaje

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se vrasja e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh “nuk i ndihmon” bisedimet për një armëpushim të mundshëm në Gaza. Haniyeh u vra gjatë një vizite në kryeqytetin e Iranit, Teheran, të mërkurën, ndërsa Irani dhe aleatët e tij kanë fajësuar Izraelin, teksa kjo e fundit ende nuk ka komentuar për vdekjen e tij.

Haniyeh ishte zyrtari më i lartë i Hamasit dhe ishte shumë i përfshirë në bisedimet e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve nga baza e tij në Katar. Biden tha se ishte “shumë i shqetësuar” për rritjen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Ne kemi bazën për një armëpushim dhe Kryeministri Netanyahu edhe Hamasi duhet të lëvizin drejt saj tani.”, ka shtuar më tej presidenti amerikan.

 Izraeli dhe Hamasi rifilluan kohët e fundit bisedimet tentative, indirekte për të arritur një armëpushim në luftën në Gaza, megjithëse ka pasur raporte kontradiktore për përparim. Në fund të majit, Biden përshkroi ato që ai tha se ishin kushtet e një propozimi izraelit për armëpushim.

Kjo është bërë baza për negociatat indirekte ndërmjet Hamasit dhe Izraelit që atëherë, me Katarin, Egjiptin dhe SHBA-në që veprojnë si ndërmjetës. Në fillim të kësaj jave, Izraeli dhe Hamasi akuzuan njëri-tjetrin për pengim të përparimit.

Hamasi tha se Izraeli kishte vendosur kushte të reja, ndërsa zyra e Netanyahu tha se Hamasi kishte kërkuar 29 ndryshime në propozim. Biden ka potencuar se kishte folur me kryeministrin Netanyahu më herët të enjten dhe kishte premtuar se do ta mbronte Izraelin “kundër të gjitha kërcënimeve nga Irani”, i cili është zotuar të hakmerret. Irani është mbështetësi më i rëndësishëm i Hamasit dhe është një armik kryesor i Izraelit. Vrasja e Haniyeh erdhi në një kohë të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 02/08/2024 02/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?