Një sherr mes kunatave ka bërë që së paku njëra prej tyre të përfundoj tek mjeku dhe që rasti mandej të raportohet në polici.
Në fakt, është një grua me nënshtetësi zvicerane që e ka njoftuar Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga motra e burrit në Suharekë.
Sipas njoftimit të policisë, viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor.
“Viktima femër kosovare, me nënshtetësi zvicerane, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga motra e burrit, e dyshuara femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


