KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci takon ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë për realizimin e projekteve të rëndësishme
Arsim

Ministrja Nagavci takon ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë për realizimin e projekteve të rëndësishme

KosovaNewss
KosovaNewss 20:11 -01/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka pritur në takim Ambasadorin e OSBE-së për Kosovë, Michael Davenport me të cilin ka biseduar për për realizimin e projekteve të ndryshme për arsimimin e komuniteteve dhe projekte tjera të rëndësishme për gjithpërfshirjen dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

Gjatë takimit, ministrja Nagavci falënderoi ambasadorin Davenport për kontributin e OSBE-së në fushën e arsimit në Kosovë, veçanërisht për projektet që kanë ndihmuar komunitetet ashkali, rom dhe egjiptian.

Ministrja Nagavci theksoi rëndësinë e Qendrave Mësimore dhe zbatimit të Udhëzimit Administrativ (UA) 19/2018 për themelimin dhe funksionimin e tyre, duke vlerësuar se këto qendra janë thelbësore për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe për mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta.

Me këtë rast tha se si Qeveri kemi krijuar buxhet të qëndrueshëm për këto qendra dhe këtë vit e kemi rritur buxhetin për to.

Ministrja Nagavci e informoi ambasadorin Davenport dhe në lidhje me bursat e vazhdueshme dhe ofrimin e mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët pa dallim.

Ndërsa, sa i përket doracakut për ndërkulturalizimin në arsim, ministrja Nagavci theksoi se ky doracak është një mjet i rëndësishëm për promovimin e dialogut ndëretnik dhe instrument tejet i dobishëm për të gjitha shkollat tona.

Ambasadori i OSBE-së për Kosovë, Michael Davenport vlerësoi përpjekjet e Ministrisë për të adresuar sfidat në arsim dhe për të promovuar ndërkulturalizimin në shkolla, për përparimin e bërë në institucionalizimin e qendrave mësimore dhe zbatimin e UA 19/2018, duke theksuar se OSBE-ja do të vazhdojë të mbështesë këto iniciativa për të siguruar një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

KosovaNewss 01/08/2024 01/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?