KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Krasniqi: Gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores diskriminuese të Komunës së Graçanicës, që ka të bëjë me lejet ndërtimore
Politikë

Ministri Krasniqi: Gjykata shtyn ekzekutimin e rregullores diskriminuese të Komunës së Graçanicës, që ka të bëjë me lejet ndërtimore

Kosova News
Kosova News 18:48 -01/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shtyrë ekzekutimin e një rregulloreje diskriminuese të nxjerrë nga Komuna e Graçanicës, që ka të bëjë me kushtet ndërtimore për ndërtesat nën kompetencën e Komunës.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, thotë se “sapo jam njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka nxjerrë aktvendim duke shtyrë ekzekutimin e një Rregullore diskriminuese të Komunës së Graçanicës derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor”.

“Procedurën gjyqësore në këtë rast e ka inicuar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, kundrejt Komunës së Gracanicës, e cila kishte nxjerrë Rregullore diskriminuese mbi kushtet e përgjithshme për parcelim, rregulla dhe procedurën e ndërtimit të objekteve dhe lëshimin e kushteve ndërtimore për ndërtesat nën kompetencën e komunës”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, kjo Rregullore ka hyrë në fuqi në vitin 2018, duke mos u shqyrtuar nga ministritë e linjes.

“Sipas vlerësimeve profesionale të MAPL dhe jo vetëm, kjo Rregullore dhe praktikat që janë ndjekur në bazë të saj, janë në kundërshtim me rregullativën e përgjithshme kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Kosovës. Nga viti 2018 e deri me tani, kur ne e kundërshtuam këtë Rregullore diskriminuese, shumë kërkesa dhe procedura pronesore  të qytetarëve, kryesisht shqiptarë, janë refuzuar nga komuna e Graçanicës, duke ua pamundësuar në këtë mënyrë qytetarëve disponimin e lirshëm dhe ligjor të pronës së tyre”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka thënë se “Komunat duhet të ofrojnë kushte të favorshme për qytetarët dhe jo t’i pengojnë dhe penalizojnë ata, mbi çfarëdo baze. Andaj, në përputhje me mandatin tonë kushtetues dhe ligjor, asnjëherë nuk do të qëndrojmë indiferent ndaj akteve dhe praktikave diskriminuese të asnjë komune”.

Ditë më parë Telegrafi ka shkruar se Komuna e Graçanicës ka shpërfillur kërkesat nga institucionet për harmonizimin e Rregullores Nr.03/18/KG të datës 26.09.2018, për lejet e ndërtimit, pasi që është konstatuar që rregullorja në fjalë është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Si rrjedhojë e miratimit të kësaj Rregullore në vitin 2018, banorët shqiptarë në Graçanicë kanë shprehur shqetësimin e tyre për diskriminim që po u bëhet sa i përket marrjes së lejeve për ndërtim.

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Kosova News 01/08/2024 01/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?