KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I jep fund karrierës Loriana Kuka, faleminderit për medaljet e emocionet
Sport

I jep fund karrierës Loriana Kuka, faleminderit për medaljet e emocionet

Kosova News
Kosova News 13:04 -01/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me paraqitjen në Lojërat Olimpike të Parisit, Loriana Kuka i ka dhënë fund karrierës në xhudo. Loriana, mbesa e kryemjeshtrit Driton Kuka, la jetën në Zvicër për t’iu përkushtuar karrierës së xhudos. Dhe vendimi doli i duhuri.

Ajo është prej sportisteve shqiptare më të mira në histori.

Ka fituar medalje të bronztë të botës në vitin 2019. Në Lojërat Evropiane në Minsk në vitin 2019, po ashtu fitoi medalje të bronztë. Gara e xhudos në Lojëra Evropiane ishte llogaritur edhe si Kampionat Evropian në këtë sport. Medalje të bronztë evropiane ka fituar edhe në vitin 2020. Pra i ka tri medalje nga ngjarjet madhore.

27-vjeçarja e ka edhe një medalje të artë në Lojërat Mesdhetare të vitit 2022, ndërsa në vitin 2018 kishte medalje të argjendtë në Lojëra Mesdhetare.

Ka medalje të bronztë në Masters, tri të bronzta në garat Grand Slam dhe tri të arta, dy të argjendta e dy të bronzta në garat e nivelit Grand Prix.

Pra karriera e Lorianës është shumë e suksesshme.

Ajo është kualifikuar dy herë në Lojëra Olimpike. Në Tokio ishte ndalur në luftën e parë, ndërsa të enjten në Paris garoi e lënduar. Por sërish arriti fitore impresive ndaj sllovenes Metka Lobnik. Ndaj saj realizoi hedhje të bukur për Ippon.

Në xhiron e dytë të kategorisë deri 78 kilogramë, Loriana e kishte përballë ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko. Ndaj saj zhvilloi luftë të fortë. Iu afrua pikës gjatë një përballjeje në dysheme.  Por megjithatë ukrainasja shmangu mbërthimin. Ishte dëshmi që Loriana, për shkak të lëndimit, nuk e kishte forcën e zakonshme.

Në mes të luftës, Lytvynenko realizoi hedhje për uazari. Dhe kjo bëri dallimin. Deri në fund Loriana nuk ia doli të realizoi pikë dhe u eliminua.

Loriana pritet ta vazhdojë jetën në Zvicër, ndërsa kontributi i saj sportiv për vendin vlerësohet i madh. Ajo është vajza e Sylë Kukës, që kryemjeshtri Driton Kuka e vlerëson trajnerin më të rëndësishëm në karrierën e tij. Dhe nën drejtimin e kryemjeshtrit Kuka, Lori, siç njihet shkurt xhudistja, ka prekur nivelet e larta të sportit.

 “La Zvicrën tash e tetë vjet për të arritur ëndrrat e saj për medalje elitare.  Fitojë medalje në Kampionate Botërore e Evropiane. E deshi edhe medaljen olimpike, por fati nuk deshi. Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëjë krenare familjen, ekipin e kombin shqiptar. Dëshira jote e madhe ishte të arrije sukseset që i arrite për babin tënd, vëllain tim, Sylën, që me aq pasion e mbolli dashurinë për sportin e xhudos tek unë, tek Agroni dhe te mbarë familja. Falë teje vëlla unë jam në xhudo. Falë teje, që ishte trajneri im dhe idoli im i jetës. Si axha yt, Lori të dëshiroj fatin e botës tash e tutje, në rrugëtimin e ri jetësor. Faleminderit për krejt”, ka shkruar kryemjeshtri Kuka në postimin emocional.

Gjithashtu lexoni:

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Kosova News 01/08/2024 01/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?