KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku u kërkon akterëve publikë ta bojkotojnë RTK-në
Politikë

Abdixhiku u kërkon akterëve publikë ta bojkotojnë RTK-në

Kosova News
Kosova News 12:11 -01/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u ka kërkuar akterëve publikë që ta bojkotojnë Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) që ta ndjekin atë që thotë se LDK-ja është duke e bërë qe një vit e gjysmë.

Partia e Abdixhikut nga shkurti i vitit 2023 vendosi ta bojkotojë RTK-në pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës si drejtor të kanalit në gjuhën shqipe RTK 1, 3 dhe 4. LDK-ja e pati akuzuar Gërvallën si njeri të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një status në Facebook të enjten, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me RTK-në pa shkarkimin e militantëve të partisë në pushtet që janë vënë në krye të mediumit publik. Sipas tij, LDK-ja nuk ka reaguar në zhvillimet e fundit që përfshin RTK-në, pasi thotë se qëndrimi i tyre është i ditur tash e një vit e gjysmë. Ka shtuar se kanë kuptuar edhe ndikimin në RTK të “grupit të politbyrosë nga Tirana”.

“Sot, pra me 1 gusht, mbushen 1 vit e gjysmë që kur LDK vendosi të bojkotoj në tërësi televizionin publik RTK. Asnjë intervistë, asnjë bashkëpunim, asnjë deklarim – deri në shkarkimin e militantëve partiak të vënë në krye të mediumit publik. Një vit e gjysmë më parë ne kishim kuptuar kapjen e plotë të politikave redaktoriale të RTK-së nga pushteti popullist. Kishim kuptuar dhe ndikimet direkte të ‘Grupit të PolitByrosë nga Tirana’ dhe gjithë rreziqet propaganduese që buronin nga një konstrukt i tillë. Fatkeqësisht, në atë kohë dhe që nga ajo kohë, ne mbetëm të vetëm. Bojkoti ynë, përkundër konsideratës për gazetarët me integritet që i gjeje brenda RTK-së aty këtu, mbeti veçse një paralajmërim. Madje, nga shumë akter politik u pa si një mundësi e mirë e marrjes së hapësirës së lënë nga ne. Disa madje dhe e harruan. Siç tha një komentator gjumi këto ditë, pse nuk reagoi LDK për sulmet e RTK-së?! Ndërsa ne në bojkot!”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se pas një viti e gjysmë merr edhe më shumë kuptim bojkoti i LDK-së ndaj RTK-së. 

“Tani që u pa hapur se kapja, orkestrimi i propagandës e politikat redaktoriale përcaktohen nga pushteti e parapushteti, paralajmërimi dhe bojkoti ynë marrin edhe më shumë kuptim! Një vit e gjysmë më pas, u kuptua se RTK nëpërmjet urdhëresave të partisë në pushtet, sulmoj mediat me lajme të rreme e kështu rrezikoj dhe jetën e kolegëve të tyre gazetarë në vend. Do të jetë një njollë e zezë ky segment në historinë e këtij mediumi që brenda vetes mbanë mundin e gjeneratave të tëra në gazetari. LDK vazhdon të mbetet edhe sot e vetme në bojkotin ndaj mediumit të kapur publik. Ne vazhdojmë të besojmë se veprimet e parapushtetit sulmojnë fundamentet e demokracisë, vlera këto që LDK jo vetëm i ka kultivuar në vend, por dhe i mbronë me çdo mjet! Prandaj sot, secili akter publik, duhet të rreshtohet prapa një qëndrimi si ky! Një vit e gjysmë më vonë, por më mirë vonë se hiç! Dhe që ta kuptoni, qëndrimet e veprimet e LDK-së, mbi kapjen, grupet parapolitike e propagandën, nuk janë pozicione të garave partiake. Ato janë përfundime konstatuese të shqetësimeve serioze mbi rrënimet fundamentale të vlerave të shoqërisë. Dhe herët apo vonë do të dalin secila! Si ajo e kapjes së RTK-së; si ajo e ‘Grupit të PolitByrosë nga Tirana’; si e ajo propagandës së sondazheve e mbi të gjitha, e dëmeve të mëdha antishtetare që pushteti i majtë popullist ka shkaktuar për katër vjet!”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

RTK-ja ishte në qendër të kritikave nga opozita pasi publikoi lajmin e një mediumi boshnjak që i ka ndërlidhur dy portale të Kosovës me Serbinë para dy javësh. Që atëherë, nga lajmi janë distancuar një numër i madh gazetarësh e redaktorësh të transmetuesit publik.

Gjithashtu lexoni:

Sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik

LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve

Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit

Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën

Kosova News 01/08/2024 01/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Certifikohen sot rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)
08:32 -27/06/2025
Sot përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:30 -27/06/2025
Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik
23:20 -26/06/2025
Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona
22:36 -26/06/2025
LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve
22:14 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?