KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot dita e fundit që letërnjoftimi e pasaporta e Serbisë vlejnë në Kosovë
Politikë

Sot dita e fundit që letërnjoftimi e pasaporta e Serbisë vlejnë në Kosovë

Kosova News
Kosova News 08:09 -31/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga e hëna do të nisë zbatimi i dy vendimeve që Qeveria i ka marrë në fund të qershorit. Shtetasve të Serbisë nuk do t’u njihen dokumentet e identifikimit dhe kur të hyjnë në kufi do të pajisen me leje të përkohshme qarkullimi. Po nga kjo ditë, do të fillojë të rrjedhë afati prej dy muajsh për ndërrimin e targave ilegale në ato RKS. Në prag të zbatimit të vendimeve, zyrtarë serbë kanë ashpërsuar diskursin ndaj Kosovës, ndërsa nga droja për tensione, kryeministri Kurti ka thirrur për të dielën një mbledhje të Këshillit të Sigurisë

Vetëm edhe të dielën, shtetasit e Serbisë do të mund të hyjnë në Kosovë me dokumente identifikimi të këtij vendi. Nga java e ardhshme, ato nuk do të njihen dhe do t’u duhet të pajisen me një dokument për hyrje-dalje, i ngjashëm me atë që shtetasit e Kosovës pajisen me të hyrë në Serbi.

Vendimin për pajisjen e qytetarëve të Serbisë me një dokument të tillë, Qeveria e Kosovës, e ka miratuar në fund të muajit qershor.

“Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”, thuhej në njoftimin e ekzekutivit, e ku mes tjerash bëhej e ditur se vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 gushti.

- Reklamë -

Përveç vendimit për reciprocitet në dokumentet identifikuese, të hënën më 1 gusht në fuqi do të hyjë edhe vendimi i Qeverisë për afat dymujor, gjatë të cilit qytetarët serbë duhet t’i ndërrojnë targat ilegale të veturave në ato RKS.

“Është mundësuar që pronarëve të automjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS. Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 31.09.2022”, thuhet tutje në vendim.

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një arsye pse duhet të nisë zbatimi i të dyja vendimeve, si atij për reciprocitet në dokumente të identifikimit, ashtu edhe i vendimit për targat.

“Ne nuk do t’i kishim preferuar asnjëherë dokumentet e tilla, por nëse ka një dokument kur qytetari i vendit tonë e merr në vendkalim kufitar kur shkon në Serbi duhet të ketë një të tillë edhe kur qytetar i cili është pajisur me dokumentet të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, hyn në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës i druhen cenimit të sigurisë, me të nisur zbatimi i vendimeve. Prandaj, për të dielën është caktuar takimi i Këshillit të Sigurisë.

“E dimë që ka njerëz jashtë ligjit, ka kriminelë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme të cilëve nuk u pëlqen ligjshmëria dhe kushtetutshmëria dhe të cilët dëshirojnë që ta sfidojnë shtetin e Kosovës, andaj kjo mbledhje është për të diskutuar se a janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë ashtu siç është menduar pra ashtu siç është planifikuar, gjithnjë sipas shtetit të së drejtës që është edhe sundim i ligjit edhe kushtetutshmëria”, ka deklaruar shefi i Qeverisë.

E institucionet kanë bërë përgatitjet për nisjen e zbatimit të vendimeve.

Dy ditë para fillimit të rrjedhjes së afatit, Ministria e Punëve të Brendshme, ka bërë të ditur se është duke vazhduar me fushatën informuese për qytetarët që të pajisen me targat RKS.

“Ministria e Punëve të Brendshme është e angazhuar dhe do të vazhdojë të angazhohet maksimalisht për informimin e qytetarëve, asistimin në ndjekjen e hapave të nevojshme dhe mbarëvajtjen e procesit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, derisa shtohet se po ashtu janë kryer përgatitjet e nevojshme nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve “për të mirëpritur të gjithë pronarët e automjeteve”.

Vendimi i 29 qershorit për caktimin e afatit për ndërrimin e targave, është marrë dy muaj pasi një proces dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, u përmbyll pa ndonjë marrëveshje afatgjate për targat.

Kjo marrëveshje, e cila shtensionoi situatën e krijuar në veri vitin e kaluar, nuk u arrit përkundër diskutimeve mes grupeve punuese për gjashtë muaj me radhë. Pas përfundimit të marrëveshjes në shtator të vitit të kaluar, institucionet e Kosovës vendosen reciprocitet sa u përket targave të Serbisë, gjë që nxitit reagimin e serbëve, e të cilët për më shumë se 10 ditë, bllokuan rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë e Bërnjak.

Gjithashtu lexoni:

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 31/07/2022 31/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë
15:53 -05/06/2026
“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?