KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aktakuzë ndaj dy personave për shitblerje të narkotikëve
Siguri

Aktakuzë ndaj dy personave për shitblerje të narkotikëve

Kosova News
Kosova News 16:00 -31/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: A.M., dhe B.I., nga Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2023 deri më datë 15.01.2024, në Ferizaj, të pandehurit me dashje dhe pa autorizim, në vazhdimësi me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje, substanca apo preparate të cilat janë shpallë me ligj si narkotik, në atë mënyrë që gjatë një kontrolli të veturës “Mercedes S-Class” me pasagjer i pandehuri A.M., në fshatin Talinovc i Muhaxherëve, Komuna Ferizaj, nga ana e zyrtarëve policor pas ndaljes për kontroll, i janë gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e ndarë në pesë (5) qese e llojit heroinë me peshë të përgjithshme prej 24.8 gram, të cilën substancë narkotike paraprakisht përmes telefonit e kishte porositur për blerje i pandehuri B.I, i cili porosinë e kishte bërë në Gjilan dhe të pandehurit ishin marr vesh mes vete që këtë substancë narkotike të shkonte dhe ta merrte i pandehuri A.M, e të cilën substancë narkotike të pandehurit pastaj u’a shisnin përdoruesve të ndryshëm në Ferizaj.

“Po ashtu, të pandehurit B.I., gjatë kontrollit të banesës i janë gjetur dhe sekuestruar para në vlerë 61.61 euro, një peshore e vogël me mbishkrim CONSTANT, një shishe me mbishkrim METADON, shiringa të përdorura dhe të papërdorura, folie alumini, shishe të improvizuara për përdorimin e narkotikëve, me të cilën në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, njofton Prokuroria Themelore Ferizaj.

Gjithashtu lexoni:

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Kosova News 31/07/2024 31/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?