Situata në Shëngjin është përkeqësuar gjatë natës, përsa i përket përhapjes së flakëve.
Edhe pas ndërhyrjes me helikopter ka qenë e pamundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit, ku për shkak të erës së fortë gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuat sërish në disa zona të malit, shkruan tch.

Flakët janë afruar pranë hoteleve dhe banesave në Ranën e Hedhun, ndërkohë janë evakuuar banorët e zonës si dhe turistët.



