KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori i BE-së viziton vend-punishten e fakultetit të ri të Shkencave Matematike-Natyrore të financuar nga BE-ja
Lajme

Ambasadori i BE-së viziton vend-punishten e fakultetit të ri të Shkencave Matematike-Natyrore të financuar nga BE-ja

Kosova News
Kosova News 12:46 -29/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, vizitoi sot vendpunishten ku po ndërtohet Fakulteti i ri i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Prishtinës, i shoqëruar nga përfaqësues të UP-së, UNOPS-it, si dhe nga Ambasadorët e Rinj Evropianë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kjo strukturë moderne, e financuar me një grant prej 8.9 milionë eurosh nga BE-ja, tregon përkushtimin e BE-së për përmirësimin e arsimit dhe zgjerimin e kapaciteteve për hulumtime në Kosovë.

“Në muajin shkurt që lamë pas, në këtë vend mora pjesë në ceremoninë  e  vënies së gurthemelit për këtë projekt ambicioz të financuar nga BE-ja. Sot, më bëhet shumë qejfi kur shoh përparim në ndërtim. Investimi i BE-së në këtë projekt nuk ka të bëjë thjesht me ndërtimin e infrastrukturës; ka të bëjë me ndërtimin e një ardhmërie më të ndritur dhe të bazuar në njohuri për Kosovën. Duke përmirësuar standardet e cilësisë në arsimin e lartë, ne jemi krenarë që po mbështesim gjeneratën e ardhshme të shkencëtarëve dhe hulumtuesve të Kosovës”, u shpreh ambasadori Szunyog.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se me përfundimin e punimeve, ndërtesa e re do t’u shërbejë më shume se 2,300 studentëve dhe 133 anëtarëve të stafit në pesë departamente: matematikë, fizikë, kimi, biologji dhe gjeografi.

“Në mënyrë që të sigurohet që objekti i ri t’i përmbushë nevojat e arsimit modern dhe punës hulumtuese, përveç financimit të BE-së janë edhe 5 milionë euro shtesë për inventar dhe pajisje laboratorike të ndara nga Universiteti i Prishtinës.

Me investime të përgjithshme prej 85 milionë eurosh në sistemin arsimor të Kosovës nga viti 2007 deri në vitin 2022, BE-ja është ofruesi më i madh i ndihmës financiare në Kosovë. Me këto investime synohet të përmirësohen mundësitë për studentët dhe mësimdhënësit, të ngrihen standardet e sistemit arsimor të Kosovës në nivelin e atyre të BE-së, si dhe të stimulohet zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës”, thuhet në njoftim.

Mbështetja e BE-së për arsimin në Kosovë shkon përtej thjesht ndërtimit të infrastrukturës. Kjo mbështetje përfshin planifikimin strategjik, përmirësimin e teknologjisë dhe programet e bursave në universitetet evropiane, siç është Young Cell Scheme. Kjo skemë u ofron bursa të rinjve kosovarë për të studiuar në universitetet e shteteve anëtare të BE-së, me mundësinë për të ndjekur më pas karrierën në shërbimin civil dhe për të kontribuar në reformën e administratës publike në Kosovë. Deri më sot, nga këto bursa kanë përfituar 409 studentë.

Gjithashtu, BE-ja mbështet arsimin, aftësimin, rininë dhe sportin në Evropë, si dhe nxit lëvizshmërinë ndërkombëtare nëpërmjet ERASMUS+. Nga viti 2015 deri në vitin 2023, institucionet e arsimit të lartë në Kosovë kanë organizuar 9,656 shkëmbime të stafit dhe studentëve, si në Kosovë ashtu edhe jashtë shtetit.

Po ashtu, vitin e shkuar, projekti KOSED i financuar nga BE-ja ndërmori një shqyrtim tërësor të teksteve shkollore të gjuhës shqipe dhe matematikës për arsimin e detyrueshëm, duke synuar rritjen e cilësisë së arsimit parauniversitar. Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, BE-ja deri më tani ka mbështetur më shumë se 100 shkolla për përfundimin ose fillimin e procesit të përmirësimit të vlerësimit të brendshëm të shkollave, ndërsa mbi një mijë mësimdhënës në mbarë Kosovën kanë përfituar trajnime praktike për përmirësimin e zhvillimit të tyre profesional.

Përmes këtyre projekteve, BE-ja është e përkushtuar për t’i kontribuar  një sistemi arsimor me cilësi më të lartë dhe më gjithëpërfshirës në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Kosova News 29/07/2024 29/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?