KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci thotë se fokus e ka përmirësimin e kushteve në shkolla për fëmijët me aftësi të kufizuara
Arsim

Ministrja Nagavci thotë se fokus e ka përmirësimin e kushteve në shkolla për fëmijët me aftësi të kufizuara

Kosova News
Kosova News 10:33 -28/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se gjatë mandatit të saj, fokus të veçantë ka pasur përmirësimin e kushteve të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Nagavci ka thënë se është ndarë buxheti i nevojshëm për këta fëmijë, si dhe ka njoftuar se janë punësuar 400 asistentë në mënyrë që të krijohen mundësitë e barabartë për të gjithë fëmijët.

“Kemi punuar me shumë përkushtim gjatë këtij mandati. Janë një varg reformash dhe zhvillime, të cilat rezultatet do t’i japim gjatë ditëve dhe muajve dhe viteve në vijim. Duke filluar që nga edukimi i hershëm e deri tek arsimi i lartë, inovacioni dhe shkenca. Sa i përket përfshirjes së fëmijëve me nevoja të veçanta kanë qenë një nga fokusi dhe vëmendja e veçantë e jona. Përtej aspektit ligjor, që është mandat i qeverisë, ne kemi ndarë edhe buxhetin e nevojshëm dhe kemi përmbushur tashmë edhe para kohës zotimin tonë për punësimin e 400  asistentëve të fëmijëve me nevoja të veçanta në mënyrë që të krijohen mundësitë e barabarta për të gjithë fëmijët. Përtej kësaj kemi pasur politika dhe veprime konkrete për mbështetjen e të gjithë mësimdhënësve të cilët punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta jo vetëm të asistentëve. Një varg trajnimesh dhe programesh për zhvillimin profesional jo vetëm të mësimdhënësve por edhe të inspektorëve të cilët monitorojnë punën në shkolla”, ka thënë Nagavci.

Megjithëkëtë, ministrja e Arsimit, ka folur edhe për qasjen në infrastrukturën fizike nëpër shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Sa i përket qasjes në infrastrukturën fizike, standardet për qasjen e personave me nevoja të veçanta respektohen në të gjitha objektet e reja të cilat janë në ndërtim, ndërsa për ato ekzistueset jemi duke punuar që t’i përmirësojmë edhe ato. Akoma ka shumë punë në këtë drejtim, por është njëra ndër pikat që po intervenohet shkollë pas shkolle. Mbetet gjithmonë edhe më shumë për të bërë për fëmijët me nevoja të veçanta. Gjithsesi konsideroj që gjatë këtij mandati kemi bërë më shumë se asnjëherë më parë. Përveç punësimit të asistentëve, pra ndarjes së buxhetit për komunat që të punësojnë asistent të fëmijëve me nevoja të veçanta, ka pasur programe të mbështetjes. Kemi ndarë buxhet për format tjera përmes subvencionet dhe formave të tjera përmes mbështetjes së organizatave shoqërisë civile dhe partnerët e tjerë që punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta ”, foli ajo.

Sipas saj, përfshirja në të gjitha shkollat dhe qasja më e lehtë për këta fëmijë është obligim ligjor.

Ndërkaq, ajo ka potencuar se mësimdhënësit të cilët punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta përgatisin programin individual.
 

Gjithashtu lexoni:

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Sveçla: Lufta ndaj narkotikëve mbetet e pakompromis, në funksion të garantimit të sigurisë publike

Kosova News 28/07/2024 28/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?