KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Britania nuk do të sfidojë GJNP-në rreth fletarrestimit për Netanyahun
Botë

Britania nuk do të sfidojë GJNP-në rreth fletarrestimit për Netanyahun

Kosova News
Kosova News 18:44 -26/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e re e Britanisë së Madhe nuk do ta sfidojë kërkesën e një prokurori të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për lëshim të fletarrestimit për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar Zyra e kryeministrit të premten.

Qeveria e ish-kryeministrit britanik, Rishi Sunak, pati thënë se synon të sfidojë kërkesën e prokurorit Karim Khan në maj, për të lëshuar fletarrestime për Netanyahun dhe ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, lidhur me dyshimet për krime lufte në Gazë.

Britania ka pasur afat që të bëjë kërkesën deri të premten, mirëpo Qeveria e sapozgjedhur e Laburistëve, ka konfirmuar se nuk do t’i çojë përpara planet e Sunakut.

 “Ky ka qenë propozim i Qeverisë paraprake, dhe kërkesa nuk është dorëzuar para zgjedhjeve, dhe unë mund të konfirmoj që Qeveria nuk do t’i çojë përpara këto plane, pasi vendimi i takon gjykatës”, ka thënë një zëdhënëse e Qeverisë britanike.

Laburistët, në krye me Keir Starmerin, janë ngjitur në pushtet më 4 korrik, duke mposhtur konservatorët në zgjedhjet e përgjithshme.

Prej atehërë, qeverisja e re ka rinisur të ndajë fonde për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë, për të cilën Sunak i pati ndalur fondet, meqë ka pasur pretendime se anëtarë të saj kanë marrë pjesë në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit.

Militantët e Hamasit – grupit palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.

Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin.

Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 39.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.

Laburistët duan armëpushim të menjëhershëm në luftën e Izraelit me militantë të Hamasit në Gazë, si dhe lirim të pengjeve.

Shtetet e Bashkuara, aleatet kryesore të Izraelit, pritet të sfidojnë autoritetetin e GJNP-së për të lëshuar fletarrestim kundër Netanyahut.

Përveç Netanyahut dhe Gallantit, Khan kërkon lëshim të fletarrestimeve edhe kundër liderëve kyçë të Hamasit, sikurse Yahya Sinwar, Ismail Haniyeh dhe Mohammed Deif, nën dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Nëse kërkesa miratohet, secili prej 124 vendeve anëtarëve të GJNP-së, është i obliguar që të arrestojë Netanyahun dhe të tjerët, nëse udhëtojnë në ato territore.

Megjithatë, Gjykata nuk e ka ndonjë mekanizëm për t’i detyruar ato të zbatojnë vendimin./REL

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 26/07/2024 26/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh
20:16 -22/07/2026
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
19:25 -22/07/2026
Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?