KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Guterres: Njerëzimi po vuan prej ”epidemisë së nxehtësisë ekstreme”
Botë

Guterres: Njerëzimi po vuan prej ”epidemisë së nxehtësisë ekstreme”

Kosova News
Kosova News 20:36 -25/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Njerëzimi është duke vuajtur prej “epidemisë së nxehtësisë ekstreme”, ka thënë të enjten shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili ka bërë thirrje për të vepruar, në mënyrë që zvogëlohet ndikimi i valëve të të nxehtit, të cilat janë rezultat i ndryshimeve klimatike.

“Miliarda njerëz janë duke u përballur me epidemi të nxehtësisë ekstreme – duke përfshirë valë të të nxehtit, temperatura gati 50 gradë Celsius”, ka thënë ai.

Sipas agjencisë evropiane, Copernicus, 21, 22 dhe 23 korriku kanë qenë tri ditët më të nxehta ndonjëherë në histori, derisa 22 korriku ka shënuar rekordin e të gjitha kohërave, me 17.16 të temperaturës mesatare të ajrit.

Guterres e ka përsëritur thirrjen e tij që njerëzimit të luftojë “varësinë” ndaj lëndëve djegëse të papërpunuara.

“Sot, fokusi ynë është në ndikimin e nxehtësisë ekstreme. Mirëpo, le të mos harrojmë se kemi edhe simptoma tjera shkatërruese prej krizës klimatike: uragane të ashpra, vërshime, thatësi, zjarre pyjore, rritje të nivelit të ujërave. Dhe lista vazhdon”, ka thënë ai.

“Për t’i mposhtur të gjitha këto simptoma, ne duhet ta luftojmë sëmundjen. Dhe sëmundja është djegia e shtëpisë sonë të vetme. Sëmundja është varësia ndaj lëndëve djegëse të papërpunuara. Sëmundja është mosveprimi klimatik”, ka thënë ai, duke kërkuar sidomos veprim të 20 vendeve më të industrializuara në botë (G20).

Ndonëse viti 2023 është konsideruar më i nxehti ndonjëherë, viti 2024 mund të thyejë rekord të ri, pasi temperaturat mbi 40 gradë po bëhen të zakonshme.

Brenda një viti, temperatura 50 gradë Celsius është regjistruar në të paktën 10 vende, në Luginën e Vdekjes në Shtetet e Bashkuara, në Agadir të Marokos dhe në disa vende në Indi dhe Kinë.

Nxehtësia ekstreme, e quajtur edhe si “vrasësja e heshtur” besojet se ka qenë përgjegjëse për 489.000 vdekje brenda vitit, në periudhën 2000-2019.

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 25/07/2024 25/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh
20:16 -22/07/2026
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
19:25 -22/07/2026
Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?