Policia e Kosovës ka arrestuar të mekurën një qytetar, i cili kërkohej nga gjykata për veprën penale “Detyrim” dhe ishte i dënuar me tri vjet burg.
“Dje nga njësite të stacionit policor Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës. Ndaj të dyshuarit, Sh.Z 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (tri vite burgim) për veprën detyrim në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.


