KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trupat izraelite gjejnë në Gazë trupat e dy pengjeve
Botë

Trupat izraelite gjejnë në Gazë trupat e dy pengjeve

Kosova News
Kosova News 09:45 -25/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Trupat izraelite kanë gjetur trupat e dy pengjeve nga sulmi i Hamasit më 7 tetor dhe të mbajtura në Gazë nga ajo kohë, njoftoi të mërkurën radioja ushtarake izraelite, duke cituar një deklaratë nga komunitetet e tyre të quajtura kibbutz.

Maya Goren, 56-vjeçe, edukatore kopshti, u vra gjatë sulmit të Hamasit në Nir Oz, njoftoi radioja ushtarake izraelite, një nga komunitetet më të goditura gjatë sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izraelin jugor që shkaktoi luftën shkatërrimtare në Gazë.

Pengu i dytë është Oren Goldin, 33-vjeç, nga zona Nir Yitzhak.

Goren dhe Goldin ishin në mesin e 120 pengjeve që ende mbaheshin në Gazë, rreth 40 prej të cilëve Izraeli i ka deklaruar të vdekur në mungesë, bazuar në gjetjet mjekoligjore në vende të ndryshme të sulmit, të dhënave të zbulimit dhe dëshmive nga pengjet e liruara.

Gjatë një fjalimi në Kongresin amerikan të mërkurën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se qeveria e tij është e angazhuar në mënyrë aktive në përpjekjet intensive për lirimin e pengjeve të mbetura dhe se ai ishte i bindur se këto përpjekje do të kishin sukses.

Një zyrtar izraelit tha të mërkurën se një delegacion izraelit do të marrë pjesë javën e ardhshme në bisedimet për të siguruar armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Bisedimet janë ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari. Hamasi dëshiron arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës në Gazë. Por kryeministri Netanyahu thotë se lufta do të përfundojë vetëm pas eliminimit të Hamasit./VOA

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 25/07/2024 25/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh
20:16 -22/07/2026
Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
19:25 -22/07/2026
Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?