Me mbështetjen dhe monitorimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe Komunës së Suharekës, si dhe nën organizimin e këshillit organizativ të fshatit , mbrëmë në fshatin Bukosh të Suharekës përfundoi turneu tardicional i volejbollit “Genc Zyba” .
Për dallim prej viteve tjera në turneun e sivjetëm moren pjesë edhe ekipe të femrave ku në finale u përballën “KV Gjinoci dhe ” KV Euroing GJinoc” ku pas një loje të bukur trumfoi K.V Euroing Gjinoci
Ndërsa në konkurencën e meshkujve gara ishte shumë e ashpër ku morën pjesë mëse 20 ekipe nga e gjithë Kosova.
Në finale u përballen finalisti i vjetëm “KV Adea” me ekipin nga Gjilani “Skenderbeu” pas një loje të bukur dhe konkuruese kupa mbeti përsëri tek finalisti i vjetëm “KV Adea”.
Në prani të shumë shikuesve , u ndanë edhe medaljet për fituesit ku finalisti i ekipit të meshkujve u shpërblye me 1500 euro, vendi i dytë 500 euro, ndërsa vendi i parë tek ekipi i femrave u shpërblye me 500 euro.
Kujtojmë se ky turne mbahet në kujtim të ish-volejbollistit të klubit “Theranda” Genc Zyba që vdiq tragjikisht me 15 mars të vitit 2016 pas një ataku kardiak, ai ishte njëri ndër volejbollistët më të mirë që kishte Kosova.





