KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Suspendohet zyrtari i ShKK-së që u arrestua për mashtrim me bitcoin
Siguri

Suspendohet zyrtari i ShKK-së që u arrestua për mashtrim me bitcoin

Kosova News
Kosova News 19:13 -24/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë ditës së sotme Prokuroria në koordinim me policinë këtë të mërkurë ka realizuar një aksion në rajonin e Prishtinës.

Gjatë aksionit janë arrestuar pesë persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Lidhur me këtë Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka marrë vendimin për suspendimin nga puna të zyrtarit korrektues me inicialet L.B, për shkak të dyshimeve se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton publikun dhe mediat se ka marrë vendimi për suspendimin nga puna të zyrtarit korrektues L.B, për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit tonë. Ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të prokurorisë, të pandehurit, B.Sh., B.H., V.C., B.B. dhe L.B. dyshohen se nga janari deri në prill të vitit 2024, në bashkëkryerje, kanë vënë në lajthitje palë të dëmtuar, duke i mashtruar se do t’u shesin “bitcoina” dhe kanë fituar shumta të konsiderueshme parash.

Po ashtu Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se edhe dy persona të tjerë janë të dyshuar, por që nuk janë gjetur në lokacionet e bastisura

Gjithashtu lexoni:

Qytetarët serbë paralajmërojnë bllokadë në rrugën për në Merdarë – QKMK u bën thirrje udhëtarëve të shmangin këtë pikë

​Arrestohen katër persona pak para se të shkonte Kurti në veri, u munduan ta pengojne eskorten e kryeministrit Kurti

Instituti i Psikiatrisë kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara

Gjykata merr vendim për 17 të akuzuarit në rastin “Transporti”, nga 7 vjet burgim dhe nga 5 mijë euro gjobë për 8 prej tyre

Me iniciativë të presidentes Osmani dhe me mbështetjen e Katarit, invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara

Kosova News 24/07/2024 24/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Milloshoski: Përveç ndryshimeve kushtetuese Bullgaria ka edhe dhjetëra kërkesa tjera
20:17 -01/07/2025
Gjermania rrit shpenzimet në fushën e mbrojtjes
20:16 -01/07/2025
Gjyqtari i ndeshjes Real Madrid-Juventus cilësohet si tifoz i madrilenëve
20:16 -01/07/2025
KE demanton “takimin e gjatë” të Vuçiqit me Von der Layen: U takuan rastësisht
20:12 -01/07/2025
Çrregullim i pazakontë që prek kryesisht burrat – ja pse shohin botën ndryshe
20:10 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?