KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Vjosa Osmani ia dorëzon medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit “Oda”
Politikë

Presidentja Vjosa Osmani ia dorëzon medaljen Presidenciale të Meritave rock grupit “Oda”

Kosova News
Kosova News 13:07 -24/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur në Presidencë ia ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave, Rock Grupit ‘Oda’ për promovimin e vlerave muzikore si pjesë e gjeneratës së artë të rockut në Kosovë.

Në emër të grupit, Medaljen e ka pranuar z. Dukagjin Lipa, i cili e ka falënderuar Presidenten Osmani për dekoratën.

Presidentja Osmani ka theksuar se Oda, sikurse edhe grupe të tjera të viteve të 80-ta, ishin jo vetëm interpretues, por edhe katalizatorë të ndryshimeve shoqërore.

“Muzika e Odës është emblemë e identitetit kulturor dhe krenarisë për Kosovën. Krijimtaria muzikore e tyre vazhdon të jetë dëshmi e fuqisë transformuese të artit në kohë dhe periudha të ndryshme duke u shndërruar po ashtu në një mjet rezistence”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ndryshe, Medalja Presidenciale grupit Oda i është ndarë një vit më parë në një ceremoni në të cilën janë nderuar edhe rock grupe të tjera të asaj periudhe, sikurse edhe institucione e personalitete të tjera, të cilat kanë kontribuar ndër vite.

Vlen të theksohet se kjo ceremoni u mbajt në prag të fillimit të Sunny Hill Festival.

Në pamundësi për të qenë prezente për shkak të agjendës ndërkombëtare, Presidentja Osmani e përgëzoi z. Lipa, Dua Lipën dhe Sunny Hill Foundation për punën e shkëlqyer duke i uruar që ky edicion të jetë një tjetër sukseses i jashtëzakonshëm.

Gjithashtu lexoni:

Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca

Qelaj: Bllokada në Kuvend mund të vazhdojë edhe pas vendimit të Kushtetueses

Gazeta gjermane: Kuvendi si orë zvicerane, sa është efektive që VV të nominojë Haxhiun çdo 48 orë?

Bajrami i reagon Muratit: LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë “A po vjen me bashkëqeverisë’

Motoristët po dëmtojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, AMMK-ja ka një paralajmërim

Kosova News 24/07/2024 24/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Legjenda angleze me fjalë të mëdha për Liam Delap, e krahason me Didier Drogban
16:09 -26/06/2025
Kurti për shtesat e lehonave: Në të kaluarën s’merrnin asnjë cent
15:59 -26/06/2025
Të premten certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së
15:16 -26/06/2025
Kur të del nga bunkeri, ajatollah Khamenei do të pritet nga një Iran tjetër
15:12 -26/06/2025
Parandalohet kontrabanda me mish, po transportohej në kushte të rrezikshme
15:06 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?