KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva
Siguri

Sot mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva

Kosova News
Kosova News 12:19 -24/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu nga Podujeva.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i familjes të së ndjerit, Tomë Gashi.

Ai ka thënë se familja e 18-vjeçarit nuk po sheh drejtësi “për këtë vrasje të rëndë e trishtuese”.

“Pasi Gjykata e Apelit e ktheu rastin ne rigjykim dhe rivendosje sot ne Gjykaten Themelore ne Prishtine mbahet seanca ndaj dy te miturve te cilet akuzohen per vrasje te rende.

Gjykata ka punet e veta por familja e Lulzimit nuk po sheh drejtesi per kete vrasje kaq të rëndë e kaq trishtuese”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gjykata e Apelit ka kthyer për rigjykim çështjen e vrasjes së 18-vjeçarit më 17 korrik.

Ky vendim anulon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i mituri i parë ishte dënuar me 10 vjet burgim dhe i mituri i dytë me 9 vjet burgim.

Aktgjykimi i Apelit është marrë më 17 korrik 2024, me të cilin ka aprovuar si të bazuara ankesën e mbrojtësit të të miturit të parë, avokatit Skender Musa dhe mbrojtësit të të miturit të dytë, avokatit Florent Latifaj.

Ndryshe, Departamenti për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më 23 maj 2024 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë.

I mituri i parë u dënua me 10 vjet burgim, kurse i mituri i dytë u dënua me 9 vjet burgim.

Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, Lulzim Fejzullahu, kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “Vrasje e rëndë”.

Përleshja mes viktimës dhe dy të miturve kishte ndodhur më 15 janar.

Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kishin goditur 18-vjeçarin me shkop, duke shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK, ku kishte vdekur pas 5 ditësh.

Gjithashtu lexoni:

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Kosova News 24/07/2024 24/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?