KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina
Politikë

Serwer: Harrisit mund t’i duket Kosova si Tajvani e Ukraina

Kosova News
Kosova News 08:09 -23/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, është shprehur se ardhja e mundshme e Kamala Harrisit në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të mund të kishte ndikim edhe në politikën në Ballkan.

Sipas tij, ajo është e ashpër ndaj Kinës, ashtu si presidenti Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump, por që është shprehur se “Kosova asaj mund t’i duket si Tajvani dhe Ukraina”.

“Kjo do të thotë se ajo duhet të ushqehet dhe të mbrohet nga pretendime territoriale nga një ish-sovran. Ajo s’ka gjasa të jetë simpatike ndaj Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo autonomisë së Republika Sërpskas. Dikush duhet ta këshillojë herët dhe shpesh se të dyja janë të këqija”, ka shkruar Serwer në blogun e tij në internet.

Analisti politik është shprehur se administrata e presidentit Biden ka paraqitur një politikë të qetë ndaj Serbisë, por sipas tij, kjo nuk ka pse të vazhdojë nga Harris.

“Presidenti Vuçiq e ka orientuar Beogradin drejt Lindjes, duke u rreshtuar me Kinën, Rusinë dhe autokracitë e tjera, përfshirë Azerbajxhanin dhe Hungarinë. Furnizimet serbe me armatim për Ukrainë vlejnë, por ka mundësi që rrjedhin për çështje ekonomike…”, ka thënë ai.

Për luftën në Ukrainë, Serwer ka thënë se Harris është që Kievi të fitojë dhe Moska të humbasë, por “ajo nuk do të pajtohet lehtë për ndarjen”.

“Ky qëndrim mund të transferohet në Ballkan. Nuk do të doja të isha ai që do t’i thoshte një presidenteje grua, me ngjyrë, se njerëzit e etnive të ndryshme nuk mund të jetojnë së bashku”, ka shtuar Serwer, derisa “risi” e ka cilësuar marrjen e detyrës së zëvendësndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor nga Alexander Kasanof.

Gjithashtu lexoni:

Çka i duhet një kandidati për të fituar në zgjedhjet lokale 2025?

Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e 22-vjeçares nga Prishtina

Nga sot partitë mund të dorëzojnë listat e kandidatëve për zgjedhje

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësive në Luginë, me vendimet e saj është përherë pranë dhe praninë do ta rrisë nga viti në vit

Hoxhaj: E mbështes koalicionin Vetëvendosje – PDK

Kosova News 23/07/2024 23/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
70%
2 km/h
Thu
36 °C
Fri
34 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C

Lajmet e Fundit

Plagoset një person në Prishtinë, raportohet si aksidentale
10:30 -26/06/2025
Çka i duhet një kandidati për të fituar në zgjedhjet lokale 2025?
10:20 -26/06/2025
Prishtinë: Policia kërkon ndihmë për indentifikimin e një personi, dyshohet për grabitje
10:07 -26/06/2025
Policia ndalon një person në Prishtinë për falsifikim parash – sekuestron mjete dhe para të dyshuara
09:57 -26/06/2025
Mungesa e reshjeve, rrjedha e lumenjve në Kosovë nën mesatare
09:39 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?