KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Szunyog: Diskutimi për masat ndaj Kosovës po vazhdon, qëndrimi ynë ishte i qartë që në fillim
Politikë

Szunyog: Diskutimi për masat ndaj Kosovës po vazhdon, qëndrimi ynë ishte i qartë që në fillim

Kosova News
Kosova News 11:36 -20/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian që nga viti 2008 në Kosovë ka investuar 1.7 miliard euro, dhe kjo shifër e bën BE-në donatorin më të madh, ka deklaruar shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog e mori detyrën e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë më 1 shtator 2020 dhe zyrtarisht e përfundon angazhimin më 31 gusht 2024.

“E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian (BE) dhe ky angazhim i është premtuar Kosovës dhe rajonit qysh në vitin 2003 në Samitin e Selanikut”, ishte një nga deklaratat “shpresëdhënëse” të Szunyog për kosovarët.

Szunyog duke folur për masat që janë vendosur ndaj Kosovës, para më shumë se një viti, ka theksuar se ato janë vendosur pas ngjarjeve të 29 majit të vitit të kaluar dhe sulmit ndaj KFOR-it në Zveçan, e kjo situatë serioze, sipas tij, e ka detyruar BE-në që të reagojë.
“Jam i sigurt se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. Meqë ra fjala, këtë angazhim e kemi premtuar edhe në samitin e Selanikut në vitin 2003. Pra, është shumë e qartë se Kosova një herë do të ulet në tryezë në Bruksel dhe do të vendosë”.

“Një gjë është se këto masa janë marrë si reagim ndaj ngjarjeve në Zveçan më 29 maj (2023) dhe sulmit kundër KFOR-it. Kështu që unë mendoj se është e qartë se kjo ishte një krizë vërtet serioze dhe një situatë serioze dhe ne ndjemë se duhet të reagojmë. Prandaj, në fakt 27 shtete anëtare ranë dakord për deklaratën e 3 qershorit”, ka thënë ai.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë ka thënë se për vendosjen e këtyre masave u pajtuan 27 shtetet anëtare dhe për heqja e tyre përsëri duhet që të ketë pajtim nga këto 27 shtete. Ai ka shtuar se momentalisht janë duke u zhvilluar diskutime midis 27 shteteve anëtare të BE-së dhe se shpreson se shumë shpejt do të gjendet një marrëveshje për heqjen e tyre.

“Nuk e di se nga vjen kjo narrativë e votimit dhe mosvotimit, por kjo deklaratë u pajtua qartë nga 27 shtete anëtare. Gjëja e dytë është se padyshim e njëjta gjë vlen edhe për heqjen eventuale të masave. Kjo duhet të miratohet nga 27 shtete anëtare. Po zhvillohet një diskutim midis 27 shteteve anëtare dhe shpresoj se shumë shpejt do të gjeni marrëveshje për këtë. Por përsëri, qëndrimet tona për këtë ishin shumë të qarta dhe është qëndrim i 27 shteteve anëtare që në fillim, dhe ai do të përfundonte me qëndrimin e përbashkët të 27 shteteve anëtare”, ka thënë ai.

Szunyog ka thënë se nga viti 2008 BE-ja në Kosovë për çdo vit ka investuar përafërsisht nga 100 milionë euro, duke e bërë BE-në donatorin më të madh në vend.

Ai ka thënë se projektet e BE-së janë “më pak të dukshme”, pasi ato fokusohen në sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionin, reformën e administratës publike e të tjera.

“Por nëse shikoj fondet e BE-së, le të themi që nga viti 2008, ne kemi investuar 1.7 miliardë euro në Kosovë, që do të thotë pak a shumë për 17 vjet janë 1.7 miliard, që do të thotë përafërsisht 100 milionë euro në vit. Kjo në fakt është shifra që na jep pozitën e donatorit më të madh të Kosovës. Kështu që unë mendoj se ne me të vërtetë jemi duke u fokusuar në ndihmë. Sigurisht, disa nga projektet tona janë më pak të dukshme, sepse fokusohen në sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionin, reformën e administratës publike e të tjera. Pra, ato nuk janë ndërtesa apo ura dhe gjëra të tjera”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se vitet e fundit BE-ja është fokusuar edhe në sektorin e energjisë, që ta ndihmojë Kosovën që të kalojë nga termocentralet e vjetruara me qymyr në sisteme të qëndrueshme dhe të gjelbra të energjisë.

“Kohët e fundit jemi fokusuar edhe në sektorin e energjisë. Pra, ne vërtet përpiqemi ta ndihmojmë Kosovën që të kalojë nga ato termocentrale të vjetruara me qymyr në sisteme moderne, të qëndrueshme të energjisë, të cilat do të jenë gjithashtu në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër. Por gjithashtu ne shikojmë gjithnjë e më nga afër mbrojtjen e mjedisit dhe si të përmirësojmë menaxhimin e mbeturinave, për shembull ose mbrojtjen e burimeve ujore, menaxhimin e ujërave të zeza dhe të tjera. Pra, duke folur në përgjithësi, meqenëse në fakt fondet që po japim për Kosovën quhen instrumente për ndihmë të para-anëtarësimit, ne e shikojmë Kosovën si një shtet të ardhshëm anëtar të BE-së. Kështu që ne duam ta përafrojmë ndihmën tonë sa më afër me prioritetet tona”, ka thënë ai. / EO

Gjithashtu lexoni:

Sot përfundon numërimi i votave me postë

Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE-Kosovë

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Kosova News 20/07/2024 20/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:22 -17/06/2026
Policia jep detaje mbi të shtënat me armë në Prishtinë
08:51 -17/06/2026
Sot përfundon numërimi i votave me postë
08:50 -17/06/2026
Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE-Kosovë
08:48 -17/06/2026
Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?