KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kamikawa: Zhvillimi ekonomik është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon
Politikë

Kamikawa: Zhvillimi ekonomik është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon

Kosova News
Kosova News 21:42 -19/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

“Në një kohë kur rendi ndërkombëtar po përballet me sfida serioze, besoj se është kuptimplotë si ministre e Jashtme e Japonisë të vizitoj rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili ka përjetuar konflikte shkatërruese në historinë e afërt, dhe të angazhohet në diskutime të sinqerta me njerëzit për rëndësia e paqes”, është thënë në mesazhin e ministres së Jashtme të Japonisë

Në 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë, kryediplomatja e këtij shteti, Yoko Kamikawa, ka vizituar të premten Prishtinën.

Para vizitës së saj, Kamikawa nëpërmjet një mesazhi është shprehur e kënaqur që po viziton Kosovën dhe teksa ka theksuar që  zhvillimi ekonomik i Kosovës është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Në fushën ekonomike, aktivitete konkrete janë duke u zhvilluar edhe në Kosovë. Një kompani japoneze po zgjeron në mënyrë aktive operacionet e saj në Evropë nga një bazë në Kosovë në sektorin e ushqimit… Ne jemi të etur të punojmë së bashku për të përshpejtuar përgatitjet për të ndërtuar një momentum për suksesin e Expo, duke shfrytëzuar këtë mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin midis dy vendeve tona”, është thënë në mesazhin e kryediplomates japoneze.

Krahas zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të kulturës, ministrja e Punëve të Jashtme e Japonisë ka thënë se marrëdhëniet midis dy shteteve janë zhvilluar edhe në fusha të ndryshme.

“Në një kohë kur rendi ndërkombëtar po përballet me sfida serioze, besoj se është kuptimplotë si Ministre e Jashtme e Japonisë të vizitoj rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili ka përjetuar konflikte shkatërruese në historinë e afërt, dhe të angazhohet në diskutime të sinqerta me njerëzit për rëndësia e paqes”, është thënë në mesazhin e Kamikawas.

Kryediplomatja e Japonisë të premten fillimisht është pritur në Prishtinë nga homologia e saj e Kosovës, Donika Gërvalla. Ndonëse, pas takimit as Kamikawa dhe as Gërvalla nuk janë deklaruan për media, kryediplomatja e Kosovës nëpërmjet rrjete sociale e ka kualifikuar vizitën si historike dhe që e shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Gërvalla ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar mbi veprimet destabilizuese të Serbisë në rajon dhe për vështirësitë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Theksuam rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në EXPO 2025 në Osaka, si një mundësi e jashtëzakonshme për të njohur dhe lidhur bizneset e të dyja vendeve tona. Gjithashtu, biseduam për zhvillimet e fundit në rajonet tona dhe nevojën për afrimin e vendeve demokratike, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik, ku tendencat autokratike po rriten dhe bëhen gjithnjë e më agresive. E njoftova zonjën Kamikawa mbi veprimet destabilizuese të Serbisë në rajon dhe vështirësitë në procesin e dialogut në Bruksel si rezultat i kësaj qasjeje”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Kamikawa është pritur edhe nga kryeministrin, Albin Kurti.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se Kurti dhe Kamikazwa kanë diskutuar edhe mbi shkeljen e hapur të Marrëveshjes Bazë nga Serbia.

“Kryeministri Kurti dhe ministrja Kamikawa gjithashtu diskutuan rreth çështjeve rajonale, përfshirë raportet me Serbinë dhe procesin e dialogut, në kuadër të së cilit kryeministri Kurti tha se është arritur Marrëveshja Bazike, por e cila nga fillimi dhe në vazhdimësi është shkelur në mënyrë të hapur nga Serbia. Gjithashtu, biseduan mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në garantimin e paqes dhe sigurisë, dhe në shërbim të zhvillimit dhe progresit të Ballkanit Perëndimor”.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, Kamikawa ka theksuar se paqja dhe stabiliteti janë vendimtare për Evropën dhe se vizita e saj në rajon, fillimisht në Serbi, pastaj në Bosnjë-Hercegovinë dhe tash në Kosovë, është në këtë funksion.

Kamikawa ka thënë po ashtu se viti jubilar i vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Japoni do të shënohet me ngjarje të ndryshme kulturore, të cilat do të organizohen nga Ambasada e Japonisë në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kosova News 19/07/2024 19/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren
09:50 -20/06/2026
Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës
09:47 -20/06/2026
Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia
09:45 -20/06/2026
KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave
09:43 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?