KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KPK deklarohet për Opinionin e Komisionit të Venecias për çështjen e Vetingut
Siguri

KPK deklarohet për Opinionin e Komisionit të Venecias për çështjen e Vetingut

Kosova News
Kosova News 16:41 -30/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) thotë se ka analizuar dhe konsultuar me kujdes Opinionin e Venecias për Konceptdokumentin e Ministrisë së Drejtësisë për Vetting në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Në komunikatën e lëshuar për media KPK thotë se e konsideron se vlerësimet dhe propozimet e Komisionit të Venecias janë vërtet të rëndësishme dhe ofrojnë një platformë orientuese për fuqizimin e mëtutjeshëm të sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës përmes mekanizmave të brendshme të gjyqësorit.

“Opinioni i Venecias në mënyrë sistematike dhe duke tërhequr vëmendje në instrumentet ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe duke shmangur praktikat e vendeve të  tjera, në vlerësimet e dhëna në këtë Opinion, spikatë pavarësinë e sistemit prokurorial të garantuar dhe mbrojtur qartësisht me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rekomandimet e Komisionit, në mënyrë të përsëritur gjatë tërë Opinionit, bëjnë thirrje për qasje vërtet të kujdesshme sa i përket çdo iniciative, propozimi apo reforme të pamenduar dhe analizuar mire”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke iu referuar përgjigjes së dërguar Komisionit të Venecias për Konceptdokumentin e Ministrisë së Drejtësisë për Vetting dhe në frymë të njëjtë me qëndrim e shprehur nga Komisioni i Venecias në Opinion e saj, vlerëson se ndërmarrja e masave dhe veprimeve të çakorduara do t’i bëjë dëm vështirë të sanueshëm tërë sistemit prokurorial dhe, rrjedhimisht, do të shkaktojë zvarritje të procedurave, të cilat pashmangshëm do t’ia pamundësojnë qytetarëve të vendit një qasje efektive në drejtësi”.

“Në vend të një iniciative që rrezikon mbarëvarshmërinë e punës së sistemit prokurorial dhe zhvlerëson tërë punën dhe investimin e bërë në forcimin e sistemit prokurorial, Këshilli Prokurorial i Kosovës fton Ministrinë e Drejtësisë për intensifikim të dinamikës së punës së përbashkët për avancimin e reformave të nisura, dhe bashkë me këtë, të konceptohen nisma të reja me një qëllim të përbashkët – konsolidimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit, promovimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve të vendit”.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, riafirmon qëndrimin dhe qasjen, e cila me këtë Opinion të Komisionit të Venecias veçse është përforcuar, se adresimi i sfidave në sistemin prokurorial dhe përmirësimi i vazhdueshëm i performancës, duhet të bëhet me anë të nismave ligjore dhe politikave zhvillimore të koordinuara mirë për t’i fuqizuar edhe më tej mekanizmat e brendshme të verifikimit, llogaridhënies, performancës dhe transparencës. Nismat e panevojshme, të pakoordinuara, me një racionalizim jo të mirëfilltë, të cilat mëtojnë ndërhyrje invazive në punën dhe pavarësinë e sistemit prokurorial nuk do të mbështeten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës”, thuhet më tej në komuniaktën e KPK.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, pavarësisht një pune dhe dinamike intensive të ndërmarrë në përmirësimin e përgjithshëm të performancës së sistemit prokurorial, mbetet i përkushtuar të avancojë reformat tashmë të nisura në përmirësimin e procedurave rekrutuese për prokurorë, bashkëpunëtorë profesionalë dhe personel mbështetës, rritjen e efikasitetit në menaxhimin dhe administrimin e prokurorive, zgjerimin e përdorimit të sistemeve elektronike dhe të teknologjisë së informacionit në procedura dhe intensifikim të digjitalizimit të sistemit prokurorial, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në punë, si dhe përforcimin e sistemit të disiplinës”.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se “Këshilli Prokurorial i Kosovës, do vazhdojë të jetë proaktiv, në rrethana të caktuara do të marr rrol udhëheqës, në intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, për zbatimin sa më të suksesshëm të strategjive kombëtare, si ajo për sundim të ligjit, apo marrëveshjeve, strategjive dhe zotimeve tjera të marra për të përafruar sistemin ligjor të vendit me standardet e Bashkimit Evropian”.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës, nuk mbështet dhe nuk do të marrë pjesë në grupet punuese për cilëndo iniciativë për ndryshime Kushtetuese që ka për qëllim themelimin e mekanizmave jashtë sistemit prokurorial për verifikim dhe kontrolle të integritetit, pasi që kjo mund të sigurohet brenda një kohe të arsyeshme me anë të mekanizmave të brendshme të KPK-së, të cilët duhet të jenë përhershëm”.

Më tej thuhet se “KPK-ja mbetet e përkushtuar dhe bashkëpunuese që ta japë kontributin e vet në iniciativat ligjore që ka për qëllim forcimin e mëtejmë të mekanizmave të brendshme të verifikimit, performancës, integritetit dhe disiplinës të sistemit prokurorial. Po ashtu, KPK-ja dëshiron të theksojë se për çdo iniciativë ligjore në funksion të fuqizimit të mekanizmave të brendshme, KPK-ja duhet të ketë rol udhëheqës që nga faza e konceptimit, zhvillimit deri në atë të finalizimit të këtyre nismave ligjore”.

“KPK, ashtu siç është theksuar në Opinionin e Komisionit të Venecias, konsideron se mund të ndërmerren masa, veprime dhe reforma të cilat në mënyrë komulative do ta arrijnë qëllimin për një sistem prokurorial më efektiv, llogaridhënës dhe transparent pa e cenuar pavarësinë e institucionit. KPK-ja, dëshiron ta vë theksin në Opinionin e Komisionit të Venecias që potencon rrezikun e cenimit të pavarësisë së gjyqësorit, të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe instrumentet ndërkombëtare, në rast të ndryshimeve Kushtetuese për administrim të procesit të Vettingut në sistemin gjyqësor”.

“Këshilli Prokurorial do të vazhdojë reformën shumëdimensionale, e cila tashmë është reflektuar dhe ka dhënë rezultate të forta në procesin e rekrutimit të prokurorëve të rinj, vlerësimin e performancës së prokurorëve në sistem, avancimin e tyre në instanca më të larta prokuroriale dhe zbatimin e masave disiplinore për të përforcuar llogaridhënien”.

Në fund të komunikatës, Këshilli Prokurorial i Kosovës thotë se “propozimet dhe rekomandimet e nxjerra nga Opinioni i Venecias, do t’i fuzionojë në reformat e nisura si draft-dokumentin e Strategjisë së KPK-së, draft-dokumentin e digjitalizimit të prokurorive, si dhe kornizën rregullative, po ashtu në konceptimin e nismave të reja. Me qëllim të koordinimit më efektiv të këtyre nismave brenda institucionit, KPK-ja do të themelojë komisione ad-hoc dhe grupe punuese të cilat në punën e tyre presim mbështetjen e vazhdueshme me ekspertizë nga partnerët dhe donatorët ndërkombëtarë”.

Lexi edhe:

Ekskluzive| Komisioni i Venecias i jep dritë jeshile Vetingut dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme

Gjithashtu lexoni:

I lënduari në aksidentin në Prizren në gjendje të rëndë – po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror

Vdekja e 19-vjeçares në vetaksident, deklarohen nga Prokuroria e Prizrenit

​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovë

Gjakovarja trillon vjedhjen e targave, e vërteta del krejt ndryshe

“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri

Kosova News 30/07/2022 30/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen
13:43 -18/05/2025
Trupi i liderit të Hamasit është gjetur në tunelin e Gazës – jepen disa detaje, edhe pse ende të pakonfirmuara
13:21 -18/05/2025
Papa bën thirrje për unitet ndërsa paralajmëron kundër ‘propagandës fetare’
13:17 -18/05/2025
Rama e cilëson motër Melonin: Në Tiranë solli dokumentin përfundimtar të Marrëveshjes së pensioneve me Italinë
13:15 -18/05/2025
Ky është momenti kur një anije e marinës meksikane përplaset me një urë në Nju Jork
13:11 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?