KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krijohet Fondi i Përbashkët Përshpejtues i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Kosovën
Politikë

Krijohet Fondi i Përbashkët Përshpejtues i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Kosovën

Kosova News
Kosova News 13:27 -16/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në takimin e sotëm mes zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe koordinatores rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, u zyrtarizua krijimi i Fondit të Përbashkët Përshpejtues të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Kosovën.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se Fondi po themelohet me qëllim avancimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në linjë dhe me realizimin e Agjendës 2030.

“Kontributi fillestar në këtë fond do të jetë i Kosovës dhe ajo në shumën e 200 mijë eurove. Fondi në vazhdimësi mund të rritet në varësi të prioriteteve të përcaktuara dhe në shërbim të përmbushjes së objektivave të parapara, të cilat lidhen ndër të tjera me uljen e shkallës së varfërisë, rritjen e kapacitetit të energjisë së ripërtëritshme, transformimi digjital, si dhe ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në sistemin arsimor.

Fondi do të pranojë dhe kontribute nga donatorë e partnerë, teksa ndaj çdo financimi shtesë nga donatorët Qeveria do të kontribuojë në vlerën prej 20% të shumës”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e OZhQ-ve dhe zbatimin e Agjendës 2030, me fondin si faktor shtesë shtytës dhe katalizator.

“Ne besojmë se angazhimi ynë në krijimin e këtij Fondi do të kontribuojë edhe më tej në përpjekjet drejt krijimit të një shoqërie të barabartë për të gjithë, përmes arritjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të cilat janë të pasqyruara edhe në Strategjinë tonë Kombëtare për Zhvillim”, u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi përgjatë takimit.

Ndërkaq, Spence e përshëndeti vendimin e Qeverisë për themelimin e këtij fondi bashkë me kontributin fillestar, duke shtuar se krijimi i tij dëshmon angazhimin e përbashkët për të adresuar sfidat komplekse të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në përfundim, palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë, në rrugën përpara drejt realizimit të OZhQ-ve dhe Agjendës 2030.

Gjithashtu lexoni:

Instituti Albanologjik e quan ndërhyrje politike reagimin e MASHTI-it për emërimin e Meliza Krasniqit

Abrashi kërkon hetime për plaçkitjen e 4.4 milionë eurove nga Telekomi: Pse Prokuroria po hesht për Devollin?

Sveçla: Arsenijeviq duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar

Haxhiu për emrin e kryeparlamentarit: Ndoshta në votim të fshehtë VV-ja do të ketë një qëndrim tjetër

Statovci: Egoja e opozitës më e lartë se interesi i Kosovës

Kosova News 16/07/2024 16/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

NATO mori një vendim historik sot në Hagë
16:14 -25/06/2025
Bizneset në Ferizaj protestojnë për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës hyrëse
16:11 -25/06/2025
Alvaro Morata drejt rikthimit në Serie A, në kontakte zyrtare me klubin italian
16:08 -25/06/2025
E mori me forcë dhe e futi në veturë, arrestohet 34 vjeçari në Tiranë
16:04 -25/06/2025
Arsenali po mendon për transferimin e yllit të Newcastle, por problem mbetet çmimi i tij
16:01 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?