KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet zyrtari policor në Istog, dyshohet se aksidentalisht plagosi familjarin 16-vjeçar
Siguri

Arrestohet zyrtari policor në Istog, dyshohet se aksidentalisht plagosi familjarin 16-vjeçar

Kosova News
Kosova News 11:01 -16/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një zyrtar policor është arrestuar në Dubravë të Istogut, nën dyshimin se ka plagosur aksidentalisht familjarin 16-vjeçar.

Kjo është konfirmuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

“Sot pas mesnatës Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se ka ndodhur një incident me armë zjarri në fshatin Dubravë të Istogut ku një person ishte plagosur në kokë. Hetuesit e IPK-së menjëherë i janë përgjigjur thirrjes kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Sipas IPK-së, personi i plagosur në këtë rast (i moshës 16 vjeçare i cili ka lidhje familjare me policin) është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës e pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor i cili deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën zyrtare. Personi i dyshuar në këtë rast (zyrtari policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale  “Vrasje e mbetur në tentativë”  kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, thuhet më tej.

IPK thekson se hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës, njësinë rajonale të hetimeve dhe njësi të tjera do të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur incidenti në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka thënë se 16-vjeçari ndodhet akoma në sallën e operimit dhe gjendja e tij është e rëndë.

Gjithashtu lexoni:

Tentim i tmerrshëm në mes të ditës: Pejani tenton ta përdhunojë ish-partneren në tualetin e kafenesë

Kanosi policin përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari nga Podujeva

Vdes në QKUK një punëtor, pësoi lëndime të rënda në fabrikën e tullave në Gjakovë

Konflikti rreth transportit të grurit përfundon me rrahje dhe përdorim të armës – një i arrestuar në Vushtrri

Pa pritje, të gjitha pikat kufitare të lira për qarkullim

Kosova News 16/07/2024 16/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

I dënuar me 20 vjet burg në Zvicër, kapet në Qafë Thanë trafikanti i shumëkërkuar nga Maqedonia e Veriut
10:33 -06/07/2025
“Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit
10:22 -06/07/2025
Shitjet e Teslas ranë ndjeshëm – a është faji i Musk?
10:19 -06/07/2025
Tentim i tmerrshëm në mes të ditës: Pejani tenton ta përdhunojë ish-partneren në tualetin e kafenesë
10:16 -06/07/2025
Kanosi policin përmes rrjeteve sociale – arrestohet i dyshuari nga Podujeva
10:10 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?