KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja ndan 13 milionë euro për ushtrinë e Shqipërisë dhe forcimin e sigurisë në rajon
Rajon

BE-ja ndan 13 milionë euro për ushtrinë e Shqipërisë dhe forcimin e sigurisë në rajon

Kosova News
Kosova News 09:00 -16/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Evropian ka miratuar të hënën një paketë ndihme prej 13 milionë eurosh për të mbështetur ushtrinë e Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, e cila e cilësoi vendimin si arritje historike për Shqipërinë.

Fondi është ndarë për të mbështetur forcat e armatosura shqiptare në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes.

“Kjo nismë synon të forcojë aftësitë ushtarake të Shqipërisë dhe të rrisë sigurinë rajonale”, ka thënë Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë.

Përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter – Zyra e BE-së ka thënë se ndihma ka për qëllim rritjen e efektivitetit operacional të lëvizshmërisë, manovrimit dhe mbrojtjes.

Sipas saj, këto fonde do të forcojnë kapacitetin e Shqipërisë në lidhje me pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes së BE-së, si dhe në çdo koalicion ndërkombëtar.

Kryediplomati në shkuarje i BE-së, Joseph Borrell, ka deklaruar se Shqipëria është partnere e besueshme për siguri.

“Vendimi është një arritje e rëndësishme në bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Gjithashtu, ai pasqyron vlerësimin tonë për qëndrimin e Shqipërisë në linjë të plotë me Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, një shprehje shumë e qartë e zgjedhjes strategjike të Shqipërisë për një të ardhme brenda BE-së”, ka thënë Borrell.

Në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes, Shqipëria do të sigurojë pajisje që nuk janë projektuar për të prodhuar forcë eliminimi fizik dhe, aty ku nevojitet, furnizime dhe shërbime të tjera, përfshirë trajnim teknik.

Forca tokësore shqiptare do të pajisjet me mjete të lehta të blinduara shumëfunksionale, për të siguruar lëvizshmëri dhe manovrim të lartë në të gjitha llojet e terrenit dhe pavarësisht kushteve të motit, si dhe për të siguruar mbrojtjen e personelit ndaj armëve të lehta dhe eksplozivëve.

Rreth tre muaj më parë, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka hartuar strategjinë ushtarake 2024-2033, sipas së cilës, deri në vitin 2033, në radhët e ushtrisë shqiptare të shërbejnë mbi 9 mijë e 500 vetë, nga rreth 6 mijë e 500 sa janë aktualisht.

Gjatë samitit të mbajtur në Uashington ditë më parë, për 75-vjetorin e NATO-s, Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për sigurimin dhe lehtësimin e lëvizjes ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Europian, së bashku me Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nënshkrimi i marrëveshjes konsiderohet mbështetje drejt vizionit që ka Shqipëria për Korridorin VIII si edhe të projektit për ndërtimin e Bazës Detare të NATO-s në Porto Romano, që do të shërbejë si porta kryesore hyrëse në Ballkanin Perëndimor dhe më tej, në Detin e Zi.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pati thënë në qershor se Shqipëria është e vendosur për të transformuar forcat dhe kapacitetet ushtarake.

Sipas tij, deri në vitin 2030 Shqipëria do të hyjë në tregun ndërkombëtar me produktet “Made in Albania”./REL

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Kosova News 16/07/2024 16/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?