KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rreth 800 gjoba të shqiptuara për gjashtë muaj nga Inspektorati i Punës
Siguri

Rreth 800 gjoba të shqiptuara për gjashtë muaj nga Inspektorati i Punës

Kosova News
Kosova News 11:45 -14/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 800 gjoba janë shqiptuar për gjashtë muaj nga Inspektorati i Punës. Shkelësit më të mëdhenj të ligjit janë sektori i ndërtimtarisë dhe i marketeve. Shkëputjet e kontratës, moskompensimi i orëve jashtë orarit e gjatë festave, mungesa e sigurisë e shëndetit në punë janë disa nga shkeljet e të drejtave të punëtorit që janë evidentuar në këta sektorë të ndëshkuar nga Inspektorati.

Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi tha se nga janari deri në qershor kanë realizuar mbi 5,900 inspektime. Po ashtu, deklaroi se gjatë këtij viti ka vdekur një person në vend të punës si pasojë e kushteve të punës.

Ai tha se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve ka për qëllim vetëdijesimin e subjekteve.

“Për periudhën janar-qershor të këtij viti, Inspektorati i Punës ka realizuar në total 5960 inspektime, apo 2285 inspektime më shumë inspektime se sa në vitin 2023. Dhe përgjatë kësaj periudhe janar-qershor, të këtij viti ka shqiptuar 787 masa ndëshkimore apo gjoba, që i bie 385 masa ndëshkimore më shumë se vitin e kaluar, vitin 2023. Masat ndëshkimore siç edhe e dini shqiptohen në subjekte juridike të cilat shkelin dispozitat ligjore të Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë, Ligjit të Punës dhe çdo ligj tjetër që mbikëqyrim zbatimin e tij”, deklaroi Nikçi.

Gjatë monitorimit të zbatimit të legjislacionit nga fusha e marrëdhënies së punës, si dhe sigurisë dhe shëndetit në punë, Nikçi shton sektori më i ndëshkuar është i ndërtimtarisë dhe i marketeve.

“Subjektet që janë ndëshkuar më së shumti nga këto masa ndëshkimore, 787 që i potencova, janë sektori privat dhe i marketeve, sektori i prodhimit dhe sektori i taksive. Këto janë sektorët që për këtë periudhë, janar-qershor të këtij viti nga këto masa që i kemi shqiptuar janë të ndëshkuara më së shumti”, thekson Nikçi.

Shkëputjet e kontratës, moskompensimi i orëve jashtë orarit e gjatë festave, mungesa e sigurisë e shëndetit në punë janë disa nga shkeljet që liston Nikçi nga inspektimet që janë bërë gjatë gjashtë muajve.

“Në sektorin privat, në sektorin e rrjeteve të marketeve, të prodhimit, të gastronomisë, shkeljet më të mëdha janë shkeljet nga marrëdhënia e punës. Shkëputje e kontratës së njëanshme, moskompensim i orëve jashtë orarit, moskompensim i orëve gjatë festave, moslejim në qasje të pushimit vjetor, të lehonisë e kështu me radhë. Sa i përket sektorit të ndërtimtarisë edhe në këtë sektor ka shkelje të të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënie e punës po sigurisht edhe nga siguria dhe shëndeti në punë. Dua t’iu njoftoj që për kundër nga viti i kaluar që kemi pasur 11 vdekje në vendin e punës si pasojë e kushteve të punës, këtë vit deri në këtë moment sa po flasim kemi të regjistruar një vdekje në vendin e punës si pasojë e kushteve të punës”, u shpreh ai.

Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi tha se është trefishuar numri i inspektimeve dhe i prezencës së tyre në terren.

“Numri aktual i inspektorëve është i kënaqshëm. Do të thotë duhet t’iu kujtojmë se në vitin 2022, kemi pasur një numër tejet të vogël të inspektorëve, por në pjesën e dytë të vitit 2022 dhe përgjatë vitit 2023, përmes shpalljeve publike, rekrutimeve, ne kemi arritur të rekrutojmë 40 inspektorë të punës. Aktualisht numrin e përgjithshëm të inspektorëve e kemi mbi 60 dhe me këtë numër të inspektorëve, me këtë dyfishim të numrit të inspektorëve sa ka qenë më herët, ne kemi arritur të trefishojmë edhe numrin e inspektimeve dhe ta trefishojmë edhe prezencën tonë në terren në vizita fizike te subjektet që i mbikëqyrim në zbatimin e ligjeve por synimi përfundimtar është që të rekrutojmë, numrin e përgjithshëm të inspektorëve ta rrisim në 120 inspektorë të punës”, theksoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia

Kosova News 14/07/2024 14/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
E pa besueshme por e vërtetë, Ancelotti shënon fitoren e parë në Kupën e Botës
12:22 -20/06/2026
Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?