Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar klubin e hendbollit të femrave “KHF Istogu” për suksesin, duke përfshirë shpalljen kampion të Kosovës, fitoren e Superkupës së Kosovës dhe pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Kosovës.
KHF Istogu si kampione e Kosovës do të garojë në gara ndërkombëtare, konkretisht në EHF European Cup, ku do të marrin pjesë gjithsej 64 skuadra nga vende të ndryshme të Evropës.
“Keni korrur sukses ndaj ekipeve shumë të fuqishme. E dimë që sukseset e juaja nuk janë vetëm brenda Kosovës por edhe në arenën ndërkombëtare dhe keni tituj të shumëfishtë e kupa të shumta, për çfarë ju përgëzoj e ju uroj”, u ka thënë Kurti hendbollisteve gjatë takimit me to.


