KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj kritikon Qeverinë Kurti: Në rast të realizimit të investimit të projektit “ContourGlobal” Kosova do të përfitonte me qindra miliona euro
Politikë

Haradinaj kritikon Qeverinë Kurti: Në rast të realizimit të investimit të projektit “ContourGlobal” Kosova do të përfitonte me qindra miliona euro

Kosova News
Kosova News 11:38 -11/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar pagesën prej 21 milionë eurove si dëmshpërblim ndaj kompanisë “ContourGlobal”.

Haradinaj tha se investimi i ContourGlobal prej 1.3 miliard ka qenë investimi më i madh i kontraktuar në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë.

“Investimi me qindra vende të reja të punës dhe shumë projekte për kompani partnerë vendorë dhe të Kosovës. Termocentrali i ri prej 500 mega Wat do t’i jepte Kosovës stabilitet dhe pavarësi të përhershëm energjetike me çmime shumë të ulëta prej ato që janë në treg prej vitit 2021.

Haradinaj tha se në rast të realizimit të këtij investimi Kosova do të përfitonte me qindra miliona euro.

“Investimi ka nënkuptuar me qindra e mbase edhe me mijëra të punësuar dhe punë e projekte multi milionëshe për dhjetëra kompani kosovare.

Kosova e re me 500 MË do të i jepte Kosovës stabilitet dhe pavarësi permanente energjetike me çmime shumë më të ulëta se të gjitha çmimet e tregut pas vitit 2021.

Ndërtimi i Kosovës C do ta bënte Kosovën të pandikueshme nga p.sh lufta në Ukrainë apo çfarëdo krize globale. Nga rritja e çmimit të energjisë në tregjet globale Kosova do të fitonte miliona, kurse vetëm në tri vitet e fundit Kosova ka shpenzuar mbi 500 milionë euro e mbase më shumë për import të energjisë elektrike. Krejt me pare dhe faktura të fryra të popullit”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, në krahasim me vitin 2017 (çmimi ishte 45 euro) projektimi i çmimit ishte shumë më i lartë se në vitin 2017 (80 euro) por të gjitha analizat e tyre se çmimi në treg pas vitit 2020 do të jetë mbi 100 euro tha se ishin të vërteta.

“Ne e vërtetë që i kemi garantuar plasman të energjisë edhe gjatë verës ContourGlobalit, por e vërteta është se Kosova kurrë gjatë verës nuk ka konsum më të vogël se 500 MW.

Në vitin 2016 u lëshua në prodhim në Stanari të Bosnjës termoelektrana e EFT (rreth 400Më) me pronar Vuk Hamoviq shefit të mafias energjetike që në masë të madhe e kontrollon shitjen e energjisë në rajon. Kjo kompani EFT që Kosovës i kishte shitur rreth 142 euro milionë energji është partnere e afërt e mbase edhe pronare e GEN-it serb kompanisë e cila i kishte paguar qindra mijëra EURO Martin Berishës njeriut të Kurtit e i cili vazhdon të jetë Ambasador i Kosovës

Serbia, EFT dhe GEN kishin interes të madh që Kosova C kurrë mos të ndërtohej dhe e natyrshme që kanë financuar njerëz në Kosovë që ky projekt kurrë mos të vinte në jetë. Vetëm në vitin 2021 Termoelektrane në Stanari ka shitur energji në vlerë prej 107 milion eurove

I kuptueshëm interesi i Hamoviqit që Kosova të mos ketë Kosovën C por cili ishte interesi i Kurtit dhe VV-së?”, pyeti Haradinaj.

Siç tha ai mos ndërtimi i Kosovës C është suksesi më i madh që Serbia ka arritë në Kosovën e pasluftës.

“Vendet e BE-së që kanë qenë të zëshme kundër këtij projekti në vitin 2022 i kanë rihapë termocentralet dhe sot furnizohen me energji nga termocentralet. Shumë organizata vendore, shumë organizata majtiste kanë financuar njerëz dhe shoqata në Kosovë me luftu Kosovën C, gjoja në emër të ruajtjes së ambientit.

Tërheqja e ContourGlobal erdhi si pasojë e mesazheve të pastërta kundër projektit nga ana e Qeverisë Kurti e me të cilat praktikisht e ka liru CG nga obligimi që të gjejnë financues”, tha ndër të tjera Haradinaj.

Gjithashtu lexoni:

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Kosova News 11/07/2024 11/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?