KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçeviq: Deklaratat e Kurtit për bazat ushtarake janë ‘fantazmagori’
Politikë

Vuçeviq: Deklaratat e Kurtit për bazat ushtarake janë ‘fantazmagori’

Kosova News
Kosova News 14:19 -10/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cilësoi si “fantazmagori” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Serbia po zhvillon trajnime ushtarake në bazat që i ka pranë kufirit me Kosovën.

Kurti, në një intervistë për rrjetin CNN të martën, kërkoi nga Perëndimi që t’i bëjë presion Serbisë për t’i larguar ato baza.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Vuçeviq tha se bazat e Ushtrisë së Serbisë janë të vendosura prej kohësh në “vijën administrative” – siç i referohet Serbia kufirit me Kosovën – dhe se me vendosjen e këtyre postblloqeve, Serbia nuk shkel asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

“Fakti që Kurti, për të satën herë, tenton të krijojë një dramë mediatike, se gjoja e ashtuquajtura Kosovë është e kërcënuar, nuk është gjë tjetër veçse edhe një mjegull për sponsorët e tij perëndimorë”, tha Vuçeviq.

Ai shtoi se në Kosovë është i rrezikuar “vetëm populli serb”, të cilit “Kurti ia mohon të drejtat elementare të njeriut”.

“Të vetmit që kërcënohen në ‘Kosovë dhe Metohi’ janë serbët, dhe kjo për shkak të dhunës së vazhdueshme, provokimeve, veprimeve destruktive dhe thurjeve mediatike të bëra nga vetë Kurti”, tha Vuçeviq, pa përmendur ndonjë provë që do t’i mbështese këto pretendime.

Një ditë më herët, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Serbia mund ta përsërisë “agresionin terrorist” në Kosovë, nëse nuk ndëshkohet për sulmin e vitit të kaluar në Banjskë.

Në këtë fshat në veri të Kosovës, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator, duke vrarë një polic.

Kosova bëri përgjegjëse Serbinë për sulmin, edhe pse ajo e mohoi.

Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, tha se është vetë përgjegjës.

Ai besohet se është i lirë në Serbi.

Kurti ka kërkuar dorëzimin e tij si kusht për vazhdimin e dialogut në nivel të lartë me Serbinë, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka pranuar këtë kusht./REL

Gjithashtu lexoni:

Pas kundërshtimit të MASHTI-t për emërimin e bashkëshortes së Memli Krasniqit, reagon Instituti Albanologjik

OEK: Pezullohet vendimi për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë

Kurti: Opozita po na zgjat mandatin, dikush mund të mendojë se kemi marrëveshje!

Përmbyllet afati – Vetëm dy koalicione për zgjedhje lokale, 5 parti njoftuan mospjesëmarrjen në zgjedhje

Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagim i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan nuk u lëndua

Kosova News 10/07/2024 10/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
64%
1 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
28 °C

Lajmet e Fundit

Pas kundërshtimit të MASHTI-t për emërimin e bashkëshortes së Memli Krasniqit, reagon Instituti Albanologjik
12:42 -24/06/2025
Pingpong, Kosova merr pjesë në `Kampionatin Ballkanik për të Rinj`
12:06 -24/06/2025
Në Fushë-Kosovë nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave, investohen një milion e 770 mijë euro
11:50 -24/06/2025
OEK: Pezullohet vendimi për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë
11:28 -24/06/2025
Kurti: Opozita po na zgjat mandatin, dikush mund të mendojë se kemi marrëveshje!
11:12 -24/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?