Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti u është drejtuar përmes një videomesazhi serbëve duke thënë se nga e hëna fillon respektimi i ligjeve të Republikës së Kosovës. Më tutje Kurti ka thënë se po në të njejten ditë targat ilegale në veri do të kthehen në targa RKS
“Në respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës, nga e hëna më 1 gusht 2022, do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat tona kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Në të njëjtën ditë, do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS.
Institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike. Zyrtarët shtetërorë janë të përkushtuar që bashkarisht me ju, ta fillojnë dhe zhvillojnë këtë proces me sukses”