KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pushteti pret të shqyrtohet aplikimi i Kosovës në BE gjatë presidencës hungareze, opozita skeptike
Politikë

Pushteti pret të shqyrtohet aplikimi i Kosovës në BE gjatë presidencës hungareze, opozita skeptike

Kosova News
Kosova News 11:49 -07/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje pret që gjatë udhëheqjes së Presidencës së Bashkimit Evropian nga Hungaria, të ketë lëvizje pozitive sa i përket marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, i cili që më shumë se një vit e gjysmë po qëndron në sirtarë të BE-së. Megjithatë, skeptikë për një gjë të tillë janë nga opozita dhe njohësit e integrimeve evropiane.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni ka thënë se pret që Hungaria të ketë rol proaktiv dhe pozitiv për shqyrtimin e aplikacionit për marrjen e statusit të vendit kandidat për Kosovën.

Ai është optimist se gjatë presidencës hungareze do të largohen në tërësi edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Me marrjen e presidencës, unë besoj se Hungaria e ka një momentum shumë të rëndësishëm që të tregojë se ekziston me të drejtën, statusin e anëtarit të BE-së dhe operon me të njëjtat frekuenca në të cilat është BE-ja. Do të doja të kemi një përafrim sa i takon qëndrimeve që shteti hungarez ka me shtetet e unionit, qoftë për çështje që lidhen me sigurinë, por edhe me proceset integruese që po kalon Ballkani Perëndimor, si dhe me një vëmendje të veçantë edhe të proceseve integruese që po kalon Kosova. Në këtë drejtim që në një kohë më të afërt të mundshme të kemi edhe një evoluim të aplikacionit tonë për të qenë anëtar të BE-së. A do të ndodhë kjo gjatë presidencës hungareze, mendoj se kjo do të jetë një qëndrim i anëtarëve të BE-së dhe jo vetëm i Hungarisë”, është shprehur ai.

Mirëpo, skeptik për një gjë të tillë është deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Sipas tij, pengesë për anëtarësim në BE, janë pesë vendet mosnjohëse të Kosovës, si dhe moszbatimi i marrëveshjeve të dialogut.

Ai kërkon që në pjesën e dytë të këtij viti të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Unë konsideroj se masat është dashur të hiqen. Kosova s’i ka merituar dhe tashmë është çështje e relacioneve se si institucionet tona kanë arritur të qartësojnë dhe lobojnë me mekanizmat evropian”, theksoi Shala.

Ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj, ka deklaruar se shqyrtimi i aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në presidencën hungareze do të jetë i vështirë edhe për shkak të qasjes pro-Vuçiq të kryeministrit, Viktor Orban.

“Masat varen nga veprimet e tona. Vetë fakti që është proklamuar se ato do të hiqen hap pas hapi kjo i bie se ne implementojmë diçka nga marrëveshja, na hiqet diçka por jo tërësisht. Tani Hungaria është një shtet që e ka njohur Kosovën, por Orban tash po njihet për sjelljen e tij pro-Vuçiq dhe pro-ruse që është në interes të tij personal dhe shtetit të tij për shkak të rezervave të gazit që ruhen në Serbi. Nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim të madh për shkak të faktit se Orbani kurrë deri më tani nuk ka përmendur diçka kundër pavarësisë së Kosovës apo njohjes”, ka thënë ai.

Hungaria ka marrë presidencën e Këshillit të BE-së, më 1 korrik të vitit 2024, dhe do ta mbajë deri më 31 dhjetor. Nga 1 janari presidencën e radhës do të kryesojë Polonia. Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022.

Gjithashtu lexoni:

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Kosova News 07/07/2024 07/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?