KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV-ja kundër Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës: Në shërbim të grupeve të caktuara
Politikë

VV-ja kundër Planit Zhvillimor Komunal të Prishtinës: Në shërbim të grupeve të caktuara

Kosova News
Kosova News 17:08 -02/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Prishtinës është i paligjshëm dhe në dëm të interesit publik, duke shtuar se plani i shërben vetëm “grupeve të caktuara dhe emrave të përveçëm” që lidhen me kryetarin Përparim Rama.

LVV-ja ka thënë se LDK-ja të enjten ka thirrur mbledhje në Kuvendin Komunal me qëllim të kalimit të Planit Zhvillimor Komunal.

“Vlen të theksohet se përkundër marrëveshjeve të fshehta e të dyshimta që Kryetari Rama dhe partia e tij kanë bërë me parti tjera apo me asambleistë të caktuar, në mbledhjen e kaluar të kuvendit, datë 28 qershor, i njëjti propozim nuk i kishte votat e nevojshme dhe nuk kaloi.  Draft-dokumenti i Planit Zhvillimor Komunal, të cilin në çdo formë dhe me çdo kusht po insistojnë ta kalojnë qeverisja aktuale në Prishtinë, është i paligjshëm, me shumë të meta procedurale e përmbajtësore dhe është në shërbim të grupeve të caktuara dhe të emrave të përveçëm të pushtetit aktual komunal”, thuhet në reagim.

Sipas tyre, ky plan përmban 28 komente negative nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Plani Zhvillimor Komunal determinon drejtimin e zhvillimit të qytetit për një periudhë tetë vjeçare. Andaj, në një situatë të tillë, është e papranueshme dhe e dëmshm që zhvillimi i Prishtinës të përcaktohet nga një dokument që në vete përmban 28 komente negative, të gjetura nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si organ mbikëqyrës i shkallës së dytë. ‘Zgjerimi i kufirit të zonave për ndërtim duke ndërhyrë edhe në zonat nën mbrojtje të natyrës, ujërave dhe tokës nën sistemin e ujitjes; ndërtim të korridorëve të rrugëve përgjatë tokave bujqësore të kualitetit të lartë; zgjerim i vendbanimeve në pjesën veriore, në kundërshtim me Ligjin për Tokën Bujqësore; dokumenti analizë e vlerësimit të ndikimit në ambient e vitit 2021; ndryshim substancial nga drafti paraprak i dorëzuar e për të cilin janë mbajtur dëgjimet publike’ – janë vetëm disa nga të gjeturat e MMPHI-së në draftin e propozuar. Prishtinës i duhet Plani Zhvillimor Komunal, sikurse i duhen edhe një varg dokumente e rregullore tjera me të cilat ky pushtet tash e tre vjet nuk është marrë fare. Megjithatë, Prishtina dhe qytetarët e saj nuk ia kanë borxh Përparim Ramës dhe partisë së tij realizimin e përfitimeve individuale dhe partiake në dëm të interesit publik, duke shkelur të gjitha aspektet ligjore dhe me pasoja të pariparueshme për qytetin”, vijon tutje reagimi.

LVV-ja u ka bërë thirrje të gjithë asamblistëve të mos e mbështesin draft-dokumentin.

“Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve komunal të Kryeqytetit, nga të gjitha subjektet politike, që interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Prishtinës ta vendosin para interesit individual e partiak dhe të mos bëhen mjet për realizimin e qëllimeve personale të Ramës me shokë”.

Lexoni edhe:

VV-ja në Podujevë i reagon Hysenit të LDK-së: ”Doktor manipulanti paska llomotitur sërish për gjërat që s’ka haber për to”

Gjithashtu lexoni:

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Kosova News 02/07/2024 02/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
71%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
34 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët
08:34 -10/08/2026
Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?