Këtë të diel në orën 19:00 do të hapet aksi Thumanë-Kashar për qarkullimin e automjeteve.
Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar pamje të këtij aksi duke thënë se hapja e tij do të zhvillojë më tej turizmin, shkruan euronws.al
“Mirëmëngjes! Me këtë fluturim mbi Thumanë-Kashar për të shijuar atë që është ndërtuar në tokë, një aks rrugor që na shërben të gjithëve dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit duke qenë i aksesueshëm për të gjithë nga sot prej orës 19:00, ju uroj të diel të mbarë,” shkruan Rama.