KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biserko: BE-ja e përkrahu Serbinë, ndërsa Kosovën e sanksionoi
Politikë

Biserko: BE-ja e përkrahu Serbinë, ndërsa Kosovën e sanksionoi

Kosova News
Kosova News 18:37 -26/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Aktivistja për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko ka thënë që nuk ka shumë pritshmëri nga takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

“Në fakt nuk pres shumë nga ky takim, sepse 9 muajt e fundit e kanë dëshmuar se Serbia nuk është shumë e interesuar në zbatimin e marrëveshjeve. Ata kanë arsyet e tyre sepse besojnë që konfliktet ndërkombëtare janë të luhatshme dhe mund të ndryshojnë dhe në këto ndryshime mund të sjellin në dobi të aspiratave të tyre jo vetëm në këtë, por në tërë rajonin” ka thënë Biserko, në intervistë për RTV Dukagjini.

Biserko thotë se ky takim është thirrur nga Josep Borrell pasi sipas saj ai dëshiron të kap momentumin, teksa shton se Bashkimi Evropian deri më tash ka qenë më përkrahës për Serbinë se sa për Kosovën.

“Mund të jem e gabuar, por nuk pres shumë nga ky takim shpresoj të jetë një vazhdimësi jo vetëm gjërat praktike por të cilat do të sillnin Kosovën në një nivel të barabartë me Serbinë, sepse deri më tani BE-ja ka qenë më përkrahëse për Serbinë duke sanksionuar Kosovën se nuk e ka bërë këtë ose atë”, tha ajo.

Ajo shpreson që do të jetë një qasje më e barabartë mes dy vendeve pasi shton se Serbia vetëm po “blen kohë” e nuk ka koncentrim në dialogun Kosovë-Serbi.

“Shpresoj të jetë një qasje më e barabartë, sepse në të vërtetë Serbia nuk është vërtetë e koncentruar në dialog. Është vetëm duke blerë kohë, sepse në të vërtetë nuk merakosen shumë nëse Kosova arrin suksese në sovranitetin e saj në tërë territorin. Kjo duhet të ndryshojë sepse edhe komuniteti serb në Kosovë ndihen si të braktisur dhe janë të frustruar duke pritur”, shtoi Biserko.

Në një konferencë për media Josep Borrell të hënën ishte më konkret, pasi ai kërkoi nga Serbia të jetë më konstruktive dhe kërkoi largimin e masave ndaj Kosovës që kanë qenë të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE).

Biserko poashtu thotë se qytetarët serbë në Kosovë janë braktisur nga Serbia e këtë e quajti si fakt frustrues për serbët.

Ndërsa, shtoi se fakti që Serbia pengoi votimin e Kosovës për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës është habi pasi edhe serbët në Kosovë do të kishin mundësi që të adresonin problemet e tyre.

“Mund të them se Serbia i ka braktisur qytetarët e saj në Kosovë duke i larguar ata nga Institucionet  e Kosovës duke mos i lejuar ata të marrin pjesë në referendumin për kryetarët ata janë jashtë sistemit. Ky është një fakt shumë frustrues për serbët, sepse të gjithë ne po presim diçka tjetër. Nuk mendoj se në këtë moment Serbia është e gatshme të ndryshojë diçka dhe ne vazhdimisht e kritikojmë Kosovën për këtë. Nuk po them se nuk ka problem edhe nga pala kosovare. Mendoj  ata duhet të jenë më të kuptueshëm për palën kosovare dhe jam e befasuar se si ata tentuan dhe penguan votimin e Kosovës për të qenë pjesë e KiE, sepse kjo do të ishte një mundësi që edhe serbët në Kosovë të adresojnë problemet e tyre”, deklaroi Biserko. /Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Nis asfaltimi i shtresës së dytë në segmentin Dollc–Pejë, pjesë e rrugës nacionale Pejë-Prishtinë

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Në mbyllje të vizitës në SHBA, Jashari takohet me komandantin amerikan, vlerësohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kosova News 26/06/2024 26/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Mbappe mungon sërish për Real Madrid
18:46 -21/06/2025
Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja
18:25 -21/06/2025
BE kërkon që Shqipëria të rritë investimet në kërkim dhe shkencë
18:08 -21/06/2025
Gjatë Maturës Shtetërore, disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave
17:44 -21/06/2025
Nis asfaltimi i shtresës së dytë në segmentin Dollc–Pejë, pjesë e rrugës nacionale Pejë-Prishtinë
17:24 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?