KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » James Rubin: Qëllimi afatgjatë i normalizimit Kosovë-Serbi nënkupton njohjen
Politikë

James Rubin: Qëllimi afatgjatë i normalizimit Kosovë-Serbi nënkupton njohjen

Kosova News
Kosova News 18:43 -20/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit James Rubin i tha Zërit të Amerikës se është vështirë të imagjinohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje.

“Nuk do të dëshiroja të futesha në mes të dy ambasadorëve, por mund të them se qëndrimi amerikan është që qëllimi afatgjatë i normalizimit nënkupton njohje. Është vështirë të imagjinosh normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje dhe fakti që disa shtete të tjera që janë pjesë e BE-së, nuk e njohin Kosovën, nuk ka lidhje me qëndrimin amerikan. Kosova dhe Serbia kanë probleme. Probleme duhet të zgjidhen. Ato duhet të normalizojnë marrëdhëniet. Ky është kuptimi i standardeve të BE-së. Si amerikanë ne nuk i themi Bashkimit Evropian se çfarë duhet të bëjë. Prandaj pikëpamjet e ambasadorëve amerikanë për atë mendon BE-ja nuk janë të rëndësishme. Me rëndësi është cili është qëndrimi ynë dhe qëndrimi ynë është të propozojmë që normalizimi të përfshijë njohjen e ndërsjellë të dy vendeve”, deklaron Rubin.

Zyrtari i lartë amerikan, i cili luajti një rol të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovës, thotë se aktualisht ka shqetësime për mënyrën se si qeveria e Kosovës po luan rolin e saj në aspektin diplomatik, duke mos përmbushur kërkesën për krijimin e asociacionit.

“Qartazi ka shqetësime për mënyrën se si qeveria aktuale ka vepruar në aspektin diplomatik duke mos përmbushur (kërkesën) për krijimin e asociacionit. Por, thënë troç, jemi miq, jemi miq të mirë. Kjo është dëshmuar kur kam qënë në Kosovë, kur sekretarët e shtetit kanë vizituar Kosovën, kur Presidenti Clinton shkoi atje… populli i Kosovës dhe populli i Shteteve të Bashkuara nuk ka si të jenë më të afërt dhe nuk mendoj se ka dilemë rreth kësaj çështjeje. Por, po, në aspektin diplomatik, marrëdhëniet nuk janë aq të mira aktualisht, por kjo ndodh për shkak se çështja Kosovë-Serbi vazhdon të jetë barrë për banorët e rajonit”, thekson James Rubin.

Ai mes tjerash Rubin flet edhe për shqetësimet lidhur me fushatën e dezinformacionit të përhapur nga Rusia dhe Kina në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia e përdor dezinformimin në gjithë botë, por në veçanti në Ballkanin Perëndimor. Ata po operojnë përmes (agjencisë ruse të lajmeve) ‘Sputnik Serbia’, përmes ‘RT Serbia’ që fatkeqësisht ende vazhdon të transmetojë . Dhe për shkak se shumë shtete flasin të njejtën gjuhë në Ballkanin Perëndimor, këto lloj informatash përdoren, ripërdoren dhe manipulohen.

Po përpiqemi t’i ndihmojmë shtetet e rajonit të mbrohen ndaj tyre, duke patur parasysh që të gjitha ato duan të anëtarësohen në BE duhet të përmbushin standardet e BE-së dhe një prej tyre është parandalimi i manipulimit të informacionit në vendet e tyre. Po përpiqemi t’i ndihmojmë të bëhen gati për këtë dhe në proces e sipër shpresojmë që ato do të përmirësojnë bashkëpunimin me njëra-tjetrën”, deklaron për Zërin e Amerikës zyrtari i lartë i SHBA-së.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Kosova News 20/06/2024 20/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?