KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian për 2024-2028
Politikë

Miratohet drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian për 2024-2028

Kosova News
Kosova News 15:12 -19/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, vazhdoi raportimin në Komisionin për Integrim Evropian, pas mbledhjes së zhvilluar të enjten e javës së kaluar.

Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i draftit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) për periudhën 2024-2028, përmbajtjen e të cilit e prezantoi zëvendëskryeministri në fjalën hyrëse të tij.

“Programi përmban 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së dhe bart në total 306 masa, prej të cilave 105 masa legjislative, 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare; 64 akte nënligjore dhe 201 masa zbatuese. Buxheti për zbatimin e Programit është gjithsej 56,043,856 euro, prej të cilave nga buxheti shtetëror do të ndahen 22,608,860 euro dhe nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro”, thuhet në njoftim.

Drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028, u miratua nga Komisioni për Integrim Evropian dhe i njëjti do të kalojë më tej për miratim në Kuvend.

Fjala e plotë e Bislimit:

Në vijim më lejoni të prezantoj para jush Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028, të miratuar nga Qeveria më 2 prill.

Përmbajtja e Programit:

· 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis;

Përmbajtja e Programit:

· 306 masa:

o 105 masa legjislative:

§ 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare;

§ 64 akte nënligjore;

o 201 masa zbatuese.

Buxheti për zbatimin e Programit:

· Gjithsej 56,043,856 euro:

o Nga buxheti shtetëror – 22,608,860 euro;

o Nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro;

o Derisa për këtë dokument nuk ka vakum buxhetor.

Masat afatshkurtra janë të ndërlidhura dhe në harmoni me:

· Konkluzionet e strukturave institucionale të MSA-së;

· Programin për Reforma Ekonomike 2024 – 2026;

· Planin Kombëtar për Zhvillim, dhe

· Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024.

Meqë janë me rëndësi për punën e Kuvendit, në PKIE janë planifikuar këto projektligje (përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare) për këtë vit:

· PL për plotësim-ndryshim të ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimi i tyre me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, faza e tretë;

· PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura;

· PL për inspektimin e përputhshmërisë së produkteve;

· PL për prokurimin publik (plotësim-ndryshim);

· PL për partneritetin publiko-privat (plotësim-ndryshim);

· PL për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim (plotësim-ndryshim);

· PL për shoqëritë tregtare;

· PL për ndihmën shtetërore (plotësim-ndryshim);

· PL për bankat;

· PL për komunikimet elektronike;

· PL për agroturizëm;

· PL për tokën bujqësore;

· PL për veterinarinë;

· PL për peshkatarinë dhe akua-kulturën;

· PL për automjete;

· PL për patentë shofer;

· PL për hekurudha;

· PL për transportin rrugor;

· PL për transportin e mallrave të rrezikshme;

· PL për siguri hekurudhore;

· PL për energji;

· PL për energjinë elektrike;

· PL për Rregullatorin e Energjisë;

· PL për efiçiencën e energjisë;

· PL për të drejtën në gjykim brenda kohës së arsyeshme;

· PL për Gjykatën Administrative;

· PL për plotësim-ndryshim të ligjit për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve;

· PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për të huajt;

· PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për armë;

· PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e infrastrukturës kritike;

· Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Francën;

· Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Suedinë;

· Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Italinë;

· PL për veprimtari kërkimore shkencore, inovacion dhe transfer të dijes dhe teknologjisë;

· PL për mbrojtjen e mjedisit;

· PL për menaxhimin e resurseve ujore;

· PL për mbrojtjen e natyrës;

· PL për inspektimin në fushën e mjedisit, ujërave, natyrës, planifikimit hapësinor, ndërtimit dhe banimit;

· PL për pajisje dhe produktet medicinale;

· PL për kontrollin e duhanit;

· PL për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës (plotësim-ndryshim).

Tani më lejoni të prezantoj disa nga reformat e tjera kyçe të cilat janë paraparë për tri blloqet e përmendura:

Tek kriteret politike, është fjala për:

· Legjislacioni dhe politikat kornizë për Reformën e Administratës Publike;

· Reduktimi i barrës administrative;

· Racionalizimi i agjencive;

· Avancimi i politikave dhe legjislacionit tek qeverisja lokale;

· Avancimi reformave në fushën e politikës së jashtme me atë të BE-së (në kapitullin 31).

Tek kriteret ekonomike:

· Zbatimi i Strategjisë dhe PV për Reforma të Menaxhimit të Financave Publike 2022-2026;

· Luftimi i ekonomisë informale.

Ndërkaq tek standardet evropiane, lista është më e gjatë:

· Reformat legjislative në fushën e prokurimit publik dhe atij publiko-privat;

· Reformat legjislative në fushën inspektimeve;

· Reformat legjislative në fushën sektorit bankar;

· Reformat në fushën e lëvizjes së lirë të kapitalit dhe shërbimeve financiare si dhe zbatimi në praktikë i tyre;

· Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, si dhe zbatimi në praktikë;

· Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e bujqësisë dhe agro-turizmit dhe veterinës;

· Reformat legjislative dhe të politikave në fushën, transportit dhe rrjeteve trans-Evropiane, TIK-ut, si dhe zbatimi dhe ngritja e kapaciteteve institucionale në këtë fushë;

· Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e energjisë dhe zbatimi i tyre, në përputhje me agjendën e de-karbonizimit;

· Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e mjedisit, ujërave dhe mbeturinave;

· Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e shëndetit publik dhe mbrojtjes së konsumatorit;

· Reformat e politikave dhe ato institucionale në fushën e të drejtës së kompanive, ndërmarrjeve dhe industrisë me fokus në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për investitorë dhe ndërmarrje të tjera, si dhe forcimin e konkurrueshmërisë në treg si brenda vendit ashtu dhe më tej;

· Reformat legjislative dhe të politikave fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, me përqendrim në funksionimin e institucioneve, sistemit të drejtësisë, profesioneve të lira te drejtësisë, të drejtave themelore, mediave, barazisë gjinore, të drejtave të pakicave, dhe mbrojtjes së të dhënave personale;

· Reforma legjislative dhe të politikave në fushën e punëve te brendshme me fokus në mbikëqyrjen e kufirit, azilin dhe migracionin, rendin publik dhe bashkëpunimin policor, sigurinë kibernetike si dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe juridike;

· Reforma legjislative dhe të politikave te fusha e punëve te brendshme me fokus në luftimin e shpëlarjes së parave, financimin e terrorizmit dhe luftimin e narkotikëve;

· Përmirësimi i politikave dhe i zbatimit të tyre në fushën e arsimit, shkencës dhe hulumtimeve shkencore;

· Avancimi i politikave dhe zbatimi i tyre te fusha e kontrollit financiar e të tjera.

Pra, kjo ishte një paraqitje e shkurtër e përmbajtjes së Programit Kombëtar për Integrim Evropian për periudhën 2024-2028.

Të nderuar deputetë,

Ju kisha lutur që këtë Program ta miratoni dhe ta procedoni për miratim në seancën plenare të Kuvendit.

Bislimi: Vendosja e masave ndaj Kosovës ka qenë e padrejtë

Gjithashtu lexoni:

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

Kosova News 19/06/2024 19/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë
18:54 -20/06/2026
SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin
18:29 -20/06/2026
Wright dhe Ibrahimovic: SHBA mund të shkojë deri në gjysmëfinale
18:05 -20/06/2026
Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
17:18 -20/06/2026
Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës
16:40 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?