KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi për draftin e BE-së: Nuk dërgojmë në Kushtetuese dokumente pa autorësi e nënshkrim
Politikë

Bislimi për draftin e BE-së: Nuk dërgojmë në Kushtetuese dokumente pa autorësi e nënshkrim

Kosova News
Kosova News 11:55 -13/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftin e pesëshes së BE-së për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi i njëjti “nuk ka nënshkrim e as pronësi”.

Kjo përgjigje e tij vjen pas kërkesave të ndërkombëtarëve për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të përpiluar nga BE-ja.

Bislimi këtë draft e ka cilësuar si “artikuj gazetash” dhe se si të tillë nuk mund të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa kriteret për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës i quan të padrejta.

Bislimi: Kam informacione se është rekomanduar heqja e masave

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret që Këshilli i Evropës i ka kërkuar nga Kosova. Edhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka thënë Kosova e meriton të jetë anëtare e plotë sepse i plotëson të gjitha kriteret. Pastaj ka pasur kritere që kanë devijuar nga kërkesa e Komisionit Evropian të cilat janë refuzuar nga vetë Asambleja Parlamentare e Komisionit Evropian, siç është kërkesa për dërgimin e një drafti i cili nuk përben faktikisht as draft as dokument sepse as nuk ka nënshkrim as nuk ka pronësi. Deri në momentin e tanishëm ka disa adresa që kanë thënë ky është drafte i joni. Ne nuk dërgojmë artikuj gazetash as opinione, as drafte që nuk kanë autorësi as pronësi në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se dialogu me Serbinë çështja e cila mund ta bllokoj Kosovën drejte proceseve integruese.

“Por dialogu është pjesë e marrëveshjes së stabilizim asocimit. Është dakorduar nga qeveritë parapake në momentin kur është dakorduar marrëveshja e stabilizim asociimit. Rrjedhimisht ajo do të jetë pjesë e vlerësimit tonë. Por nuk është diçka që bllokon integrimin. Sikur ne të kishim hapur kapituj, do të thuhej se kapituj nuk po mund të mbyllen për shkak se është ende tema e dialogut. Tek Serbia është më ndryshe sepse ata e kanë tekë kapituj 35 i cili mund të trajtohet vazhdimisht nëse mund të mbyllet një kapituj apo jo”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026

Kurti i shpreh mirënjohje profesor Owada-s: Kontributi i tij është i ngërthyer në historinë tonë kombëtare

Gara për Prishtinën: LDK, VV, PDK, AAK e PSD në betejën për kryeqytetin

Kosova News 13/06/2024 13/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati
21:55 -18/06/2025
Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit
21:40 -18/06/2025
Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër
21:34 -18/06/2025
“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026
21:26 -18/06/2025
Kurti i shpreh mirënjohje profesor Owada-s: Kontributi i tij është i ngërthyer në historinë tonë kombëtare
21:24 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?