KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhi Avdyli: Deklarimet e Arben Gashit për “rrëzimin e Qeverisë” janë balona
Politikë

Haxhi Avdyli: Deklarimet e Arben Gashit për “rrëzimin e Qeverisë” janë balona

Kosova News
Kosova News 09:29 -29/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Haxhi Avdyli, deputeti në Kuvendin e Kosovës nga Lista “Guxo”,  deklaroi se koalicioni qeverisës mes kësaj liste dhe Lëvizjes Vetëvendosje është stabil.

Ai tha se siguron qytetarët e Kosovës se zgjedhje parlamentare, para vitit 2025,  nuk do të ketë.

Duke iu referuar deklarimeve të deputetit Arben Gashi nga LDK-ja se në vjeshtë mund të ketë zgjedhje sepse disa deputetë të pozitës mund të kalojnë në opozitë, Avdyli tha se kjo nuk është e vërtetë.

“Koalicioni është stabil. Deklarimet e deputetit të LDK-së, Arben Gashi se ka lëkundje mes LVV dhe Listës ‘Guxo’ janë balona, mjeshtërisht të lëshuara dhe tani të gjithë po vrapojnë pas tyre”, tha Avdyli në intervistën dhënënë RTK.

Avdyli u shpreh  se koalicioni  po funksionin në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Deklarimet e deputetit Gashi nuk i beson as ai vet dhe qëllimi i tij ishte të krijojë huti”, tha Avdyli nga Lista “Guxo”.

Ai deklaroi se vazhdimisht është në Kuvend dhe takohet me dhjetëra deputetë, por kurrë nuk ka dëgjuar për braktisje të koalicionit nga ndonjë prej tyre.

“Nëse deputeti Gashi ka aluduar për pesë deputetë të Listës ‘Guxo’, nuk ka asgjë të vërtetë sepse ne kemi marrë votat në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi ministrat në Qeveri që po punojnë në mënyrë të shkëlqyer”, tha deputeti Avdyli në “Lajmet e fundit”.

“Nëse kemi dallime për çështje të caktuara janë pjesë e punës sepse ka raste kur edhe vetë brenda pesë deputetëve të listës ‘Guxo’ kemi diskutime e mospajtime për çështje të caktuara”, u shpreh ai.

Avdyli deklaroi se Qeveria do të ‘rrëzohet’  në vitin 2025 kur do të ketë zgjedhje parlamentare të rregullta.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kurti fton në takim krerët e partive

Kosova News 29/07/2022 29/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?