KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata e Tiranës e liron shtetasin rus dhe refuzon kërkesën e Moskës për ekstradim
Rajon

Gjykata e Tiranës e liron shtetasin rus dhe refuzon kërkesën e Moskës për ekstradim

Kosova News
Kosova News 21:24 -11/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Tiranës vendosi të martën ta lirojë nga paraburgimi një shtetasi rus të arrestuar në fund të muajit të kaluar në Shqipëri, duke e hedhur poshtë kërkesën e Moskës për ekstradimin e tij.

Në një njoftim, gjykata në kryeqytetin shqiptar tha se vendimin e mori pasi Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë “bëri verifikime përkatëse dhe iu përgjigj kërkesës së gjykatës se refuzon ekstradimin” e 56-vjeçarit Aleksander Bobovnikov.

As Gjykata, e as Ministria nuk dhanë hollësi rreth vendimit për lirim e tij.

Në fund të majit, policia shqiptare tha se shtetasi rus Bobovnikov u arrestua në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, bazuar në shkëmbimin e të dhënave ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Moska, dhe se ai kërkohej nga autoritetet ruse për “mashtrim”.

Policia shqiptare nuk tregoi kur u arrestua saktësisht Bobovnikov, i cili është banor i Izraelit sipas saj, por ai doli para gjykatës në Tiranë më 30 maj, e cila mor vendim për paraburgosjen e tij për 15 ditë.

Avokati i Bobovnikov, Boris Hoffman, tha më 30 maj se klienti i tij kishte udhëtuar ditë më parë nga Gjermania në kryeqytetin shqiptar së bashku me një grup miqsh.

Hoffman i konsideroi akuzat e autoriteteve ruse si “politike dhe të pabazuara”, dhe se ato lidhen “me faktin se ai e ka kundërshtuar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës”.

Ai nuk përmendi ndonjë dëshmi se akuzat ndaj tij kanë të bëjnë me kundërshtimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Një avokat tjetër mbrojtës, Ardian Visha, tha për mediat më 30 maj se Gjykata e Tiranës i kishte kërkuar Ministrisë se Drejtësisë së Shqipërisë të shprehej nëse çështja kishte natyre politike./ REL

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 11/06/2024 11/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Kushtet në Pediatri, reagon PRAK-u, kërkon hetim transparent dhe mbrojtje të pacientëve
11:24 -14/07/2026
Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës
11:04 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?